CICERON/ Ngjarjet e kulturës që mund të ndiqni sot (VIDEO)

8 Nëntor 2022, 11:04| Përditesimi: 8 Nëntor 2022, 16:17

  • Share

Shtëpia Botuese Mediaprint promovon këtë të martë në orën 18.30 librin “Themeluesi- Lidershipi i Ismail Qemalit” me autor Evarist Beqirin, pranë Sheshit Italia.

Vijojnë provat në Teatrin e Operas, për shfaqjen ‘Trimat e Jutbinës’ së Ansamblit Popullor, që do të mbahet në këtë skenë të mërkurë dhe të enjte në orën 19.00.

Ekspozita "Mythodea", me veprat e fundit të skulptorit të ndjerë Arben Bajo pret vizitorët deri në 12 nëntor në Galerinë Fab.

Vijon të jetë e hapur deri në 25 nëntor ekspozita e grafikës  në Galerinë e Artit Tiranë, mbajtur në kuadër të Bienales Ndërkombëtare të Grafikës.

Arki i Filmit, shfaq këtë të martë në orën 10.30 disa filma vizatimorë për fëmijë, duke iu përgjigjur përzgjedhjes së publikut në inicicativën “KinoJonë’.

Instituti i Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit  shfaq sot në orën 18.00 ‘Tek Bunkeri’, “Një film histori’, për historinë e ekzekutimeve të ’46-ës për  Kënetën e Maliqit.

Shfaqja "Darka e të marrëve" me regjisor Roland Mingën, mbahet këtë të martë në orën 18.00 në teatrin 'Zihni Sako' në Gjirokastër, në kuadër të Takimit Teatror Mbarëkombëtar.

Shfaqja "Kur ikën macja" me regji të Kiço Londos, jepet këtë të martë nga Teatri Shëtitës "Çajupi" në orën 17.00 në Tepelenë.

Shfaqja "Zhurmat përtej skenës" me regji të Enke Fezollarit, vijon këtë të shfaqet përgjatë kësaj jave orën 18.00 në Teatrin Migjeni në Shkodër. 

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    E kujt është përgjegjësia për kaosin në Kuvend?