CICERON/ Ngjarjet e kulturës që mund të ndiqni sot (VIDEO)

13 Nëntor 2022, 10:00| Përditesimi: 13 Nëntor 2022, 11:17

  • Share

Komedia "Muratorët" me regji të Vladimir Dodës, shfaqet sot në  orën 19.00 në Teatrin Metropol.

Teatri i Kukullave rikthen  këtë të diel në sallën 'Tonin Harapi', në orën 10.30 dhe 11.30 shfaqjen "Hirushja", me regji të Klajdi Ymerit.

Është çelur në Galeri 70 ekspozita e përvitshme e Open Art Space dhe do të qëndrojë e hapur deri në 11 dhjetor.

Vijon të jetë e hapur deri në 25 nëntor ekspozita e grafikës  në Galerinë e Artit Tiranë, mbajtur në kuadër të Bienales Ndërkombëtare të Grafikës.

Rikthehet në Teatrin Eksperimental këtë të diel në orën 19.00 shfaqja "Unë jam Mephisto", me regji të Ema Andreas.

Shfaqja për fëmijë "Të shpëtojmë luginën" me regji dhe tekst të Kristi Seranit jepet këtë të diel në orën 11.00 në Muzeun Historik.

Nga ora 9.00 në 11.00 , këtë të diel mbahet në kuadër të Javëve  të Emirateve të Bashkuara një workshop për kaligrafi dhe dizajn arab.

Nga ora 10 në orën 13.00 këtë të diel në sheshin Italia, foto dhe video të ndryshme do të shfaqen në 360 gradë brenda një kabine për Javët e Emirateve të Bashkuara.

Mbahet këtë të diel në orën 17.00 në Pallatin e Brigadave një koncert nga Banda e Kombëtare e Emirateve.

Komedia “Nina” me regji të Marsel Rupit do të shfaqet edhe këtë të diel në orën 19.00, në Teatrin “Aleksandër Moisiu” në Durrës.

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?