‘Ciceron’, ngjarjet e kulturës që mund të ndiqni sot (VIDEO)

7 Nëntor 2022, 11:30| Përditesimi: 7 Nëntor 2022, 13:35

  • Share

Pas nderimit në Korçë, mbahet këtë të hënë në orën 18.00 në Opera një mbrëje homazh për 120-vjetorin e lindjes së artistit lirik Mihal Ciko.

Ekspozita "Mythodea", me veprat e fundit të skulptorit të ndjerë Arben Bajo pret vizitorët deri në 12 nëntor në Galerinë Fab.

Vijon të jetë e hapur deri në 25 nëntor ekspozita e grafikës  në Galerinë e Artit Tiranë, mbajtur në kuadër të Bienales Ndërkombëtare të Grafikës.

Shfaqja "Pak pakt" me autor e regjisor Ledian Gjecin, mbahet këtë të hënë në orën 18.00 në teatrin 'Zihni Sako' në Gjirokastër, në kuadër të Takimit Teatror Mbarëkombëtar.

Teatri Shëtitis "Çajupi" jep këtë të hënë shfaqjen për fëmijë "Të shpëtojmë luginën" të Kristi Seranit në orën 9 dhe 10.00 në Roskovec, ndërsa në orën 12.00 në Patos.

Shfaqja "Kur ikën macja" me regji të Kiço Londos, jepet këtë të hënë nga Teatri Shëtitës "Çajupi" në orën 16.00 në Patos.

Shfaqja "Zhurmat përtej skenës" me regji të Enke Fezollarit, vijon këtë të hënë në orën 18.00 në Teatrin Migjeni në Shkodër.

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?