Çifti filipinas punësohet në Vlorë: Do marrim dhe fëmijët! Shërbimi i Punësimit: Dyfishohet kërkesa e të huajve

28 Prill 2023, 19:06| Përditesimi: 28 Prill 2023, 21:33

  • Share

Në Llogara nuk gjen vetëm turistë të huaj por edhe punëtorë që kanë ardhur nga Fipilinet e largëta. Ne takojmë fillimisht Vidën e më pas bashkëshortin e saj, Romelsiun, të cilët janë punësuar prej dy vitesh në bizneset e zonës turistike të Llogarasë në Vlorë.

Ata kanë mbërritur në Shqipëri të kontraktuar nga një agjenci punësimi dhe paguhen 400 euro në muaj. Shpenzimet për fjetjen dhe ushqimin i kanë të mbuluara nga kompania që i ka punësuar. Paga tregojnë ata është më e mirë se në vendin e tyre, ndaj po mendojnë të qëndrojnë gjatë këtu.

“Më quajnë Vida. Kam dy vjet qe jetoj e punoj këtu si pastruese. Po më pëlqen dhe ndoshta do te vijoj te qëndroj këtu. Kam ardhur me agjenci më sugjeruan miqtë se ka shumë filipinez në Shqipëri, por ata janë të punësuar më së shumti në Tiranë. Jam këtu me tim shoq dhe çdo gjë shkon mirë, edhe njerëzit mjaft miqësor me ne”, shprehet ajo.

Ndërsa Romelsiu na tregon se sakrificat janë të mëdha sepse në Filipine kanë lënë fëmijët, po përpiqet të bëjë dokumentet që të jetojnë familjarisht në Shqipëri.

“Jam nga Filipinet dhe ndodhem këtu prej dy vitesh. Nuk ka probleme me pagesat, jetesa është e mirë, por dy fëmijët i kemi në Filipine por ndoshta një ditë do mundem t’i sjell këtu”.

Për herë të parë këtë vit ka mbërritur në Vlorë edhe Diksoni, cili thotë se këtu ka më shumë mundësi punësimi se në Filipine.

“Kam pesë muaj këtu dhe kontratën e kam për dy vite. Puna shkon shumë mirë dhe kam miq sepse në Vlorë kane ardhur edhe shume te tjere nga Filipinet. Ndërsa shqiptar një kam deri tani “”Baba Fiqo” është miku im...”

Mungesa e fuqisë punëtore në vend i ka orientuar bizneset të kërkojnë punëtorë të huaj, sidomos për ndërtimin, peshkimin, turizmin dhe fasonerinë, thotë Gjinovefa Xhori, Specialiste në Drejtorinë e Shërbimit të punësimit në Vlorë.

“Kërkesat për leje pune këtë vit janë dyfishuar krahasuar me një vit me pare ndërsa punonjësit janë te kombësive te ndryshme, si Filipine, Egjipti, India, Bangladeshi dhe Nepali. Në turizëm prurja më e madhe gjatë verës, sidomos shtetas filipinas. Numër i konsiderueshëm, në rritje të madhe krahasimisht me vitin e kaluar”.

Zona bregdetare është gjithnjë e më lakmuar edhe për biznesmenët e huaj, jo vetëm për punëtorët e krahut. Kryesisht janë rusët dhe ukrainas që po investojnë në turizëm dhe pasuri të paluajtshme.

“Do të veçoja, kemi një kategori të vetëpunësuar ata kanë rekrutuar të huaj në sektorin e pasuri të paluajshme, të operatorë turistike. Janë Ukrainas rus”, vijon ajo.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Profka: 29/04/2023 14:18

    Vlora mbreteresh e turizmit per disa vjet ja kalojm dhe Greqis

    Përgjigju
  • Bravo: 29/04/2023 10:41

    Sa të lumtur duken! Kapitalizmi shqiptar po triumfon në botë, ja kaluem Amerikës

    Përgjigju
  • asolingo: 29/04/2023 08:40

    Bukur kur ka kerkese per pune pse te mos punojne,400€ me ushqim e fjetje normale e pelqyeshme.Kur lexoj ca idiotesira plani Sorosit,Rama po ndjek shqiptret etj etj them me vete,kaq mbushesa topi jemi ne shqiptaret? Rama kryeministri me i mire i te gjitha koherave ky eshte nje realitet.

    Përgjigju
  • Ame rika: 29/04/2023 07:33

    Po pa tjeter qe do vijne Emigrant ne Shqiperi se SHQIPETARET jan bere te PASUR .

    Përgjigju
  • Iris: 29/04/2023 01:01

    Po behemi si U.S.A,shtet multinacional!

    Përgjigju
  • Tani: 28/04/2023 19:56

    Plani i Sorrosit per zevendesimin e shqiptareve po zbatohet me perpikmeri nga antishqiptari Rama.

    Përgjigju
    • adi: 28/04/2023 22:30

      po si mer sduan te punojne, iken ti per interviste thote ai 40000 lek rroge, NE DORE, pushim dreke jo, orar i zgjatur i papaguar, me mire iken call center robi me kushte me festa me pushime me orar zyrtar pse te punoje per keta legenat shqiptar. VENDE SA TE DUASH, po po aty mbahu plus kur e mendon PSE MOS TE KETE, me ato kushte svete kush se sdo i shesim shpirtin shejtanit

    • Bim: 28/04/2023 21:36

      Sorosi na ka shume inat hahahah

    • Ademi: 28/04/2023 21:25

      Tani je shum i zgjuar te kristali ke mbaruar..? prit sa te vi saliu ne qeveri te behesh gjyqetare. Te keshilloj lexo pak cfar ndodh ne vendet feqinje sa largohen por lexo para se te pish kafen e 8 te dites.

    • Edi 25252: 28/04/2023 21:10

      O zotni , vënde pune ka sa të duash në turizëm . Shqiptarët nuk duan të punojnë , duan të rrinë gjithë ditën në kafe dhe të merren me thashetheme

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?