Cili është faktori më i fortë i pranimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian?

30 Maj 2019, 17:21| Përditesimi: 30 Maj 2019, 17:22

  • Share

l.Faktori më i fortë për pranimin e Shqipërisë në BE është ndërhyrja ruse për të destabilizuar botën shqiptare në Ballkanin Perëndimor, sidomos, Shqipërinë në fillim dhe Kosovën më pas.

Por a i ka mundësitë politika ruse që ta bëjë këtë destabilizim?

Politikani i lartë amerikan, Palmer, para një muaji deklaroi në Tiranë se “targeti rus ndaj Shqipërisë është shumë i vështirë”.

Kuptohet se politika amerikane mu në Tiranë ua tha këtë forcave destruktive që kërkojnë destabilizim, hordhive të Partisë Demokratike, e cila u duk se pas kësaj, sikur u revoltua edhe më dhe e sulmoi gjendjen me granada Molotov. Të pa para kurrë në historinë e Shqipërisë.

Por çndodhi pas kësaj që në protestën e fundit hordhitë u bënë “pula të qytetëruara?”

Bashës i erdhi kërcënimi nga Uashingtoni: politika e lartë amerikane i tha: “nëse nuk hiqni dorë nga dhuna, Partinë Demokratike do ta shpallim parti terroriste”.
Në fakt ky ishte fundi.

Edhe Moska u habit me xhiron paqësore dhe me dritë telefonash të të “revoltuarëve të Tiranës”.

ll.Por mos mendoni që Rama u ndje komod. Është i shqetësuar por tani nuk i ndihmon dot më hordhitë destabilizuese, se sigurisht që e di kërcënimin deklarativ të politikës amerikane për shpalljen e partisë terroriste.

lll.Të gjitha këto bashkohen dhe na çojnë në përfundimin se pranimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian është sot domosdoshmëri e politikës globale perëndimore.

Ky është mendim i prerë i politikës korente amerikane dhe gjermane. Koha e solli që politika e lartë gjermane, anëtarëve  të Bashkimit Europian, kundërshtues të hapjes së negociatave me Shqipërinë, t’iu kujtojë që “ky kundërshtim është interesi rus në Ballkanin Perëndimor”.

E pra, ky duhet të jetë argumenti më i fortë për pranimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian shumë shpejt pas çeljes së negociatave.

Po opozita jashtëparlamentare e antiteformë, çduhet të bëjë? Duhet të ketë shumë kujdes: Shqipëria nuk mumd të destabilizohet, kjo është pamundësi absolute…

Komento

Komente

  • Beni: 30/05/2019 19:10

    Europa dhe Amerika kane vleresuar gjithmone veprimin dhe sjelljen e politikes,qeverise e te shtetit, e jo pjesen fetare,kjo eshte faktike te pakten qe pas revolucionit francez por edhe me pare ne gjermani e britani,me Luterin e kishen anglikane. Ne SHBA fituan te drejtat civile qe ne vitet 70 nderkohe europa perendimore ishte shume civile qe pas luftes se dyte boterore. Shiko Francen,Belgjiken e Gjermanine pa permendur vende te tjera te europes me Algjerian, Marokene e Turq. Problem eshte per rrumpallat dhe hajdudet ne europe, se atje te vendosin vijen e kuqe ne respekt te kushtetutes,shtetit ligjor dhe shoqerise. Ne plan te pare ne europe eshte jeta sociale e njeriut morali e dinjiteti I tij, liria e demokracia,mundesia per te punuar e jetuar,bashkjetesa shoqerore ne respekt te rregulave e ligjeve te cilat jane te detyruara per individet e shoqeria, drejtesia e barazia para ligjit,mos diskriminimI per shkak te fese, races e kombesise. Pra nuk duhet te ecet me mentalitetin e Haxhi Qamilit, se qe ai i cili ishte nder te paret rrebele kunder perfshirjes se shqiperise ne europe,por megjithese drejtuesit politike e te shtetit qe nga 1913 e konsideronin Xhiken nje rrebele fsharar, te gjithe pothuajse ne menyre te rafinuar kane vepruar si ai,kunder interesave te shqiperise.

    Përgjigju
  • Ramiz: 30/05/2019 17:40

    Faktori me forte per pranimin eshte se jemi shtet myslyman.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?