Nga sfida mes Manchester City dhe Manchester United

City fiton derbin e Manchesterit, Chelsea dhe Arsenal ngecin në barazime (GOLAT)

11 Nëntor 2018, 21:05| Përditesimi: 11 Nëntor 2018, 22:12

  • Share

Derbi i Manchesterit i ka takuar skuadrës së Perp Guardiolës që ka mposhtur 3-1 United në “Etihad Stadium”. Supersfida e javës në Premier League u zhbllokua shumë shpejt, pasi në minutën e 12-t David Silva mposhti për herë të parë De Gean. Dyfishimi i rezultatit do të vinte në fillimin e pjesës së dytë, me Aguerron që realizoi një gol mjaft të bukur nga një kënd i prirët.

Pak çaste më vonë shpresat e United për pikë do të zgjoheshin nga Martial që ngushtoi diferencat në 2-1. Gjithsesi skuadra e Mourinhos nuk do t’i rezistonte presionit dhe në minutën e 86-t pësoi golin e tretë nga Gundogan që njëkohësisht vulosi sfidën dhe i dha fitoren City-t.

Manchester City vs Manchester United 3-1


Në Londër ndërkohë si Chelsea ashtu Arsenal nuk kanë shkuar më shumë se një barazim në javën e 12 të “Premier League”. Chelsea barazoi pa gola kundër Everton, ndërsa “topçinjtë” e Arsenalit u ndalën me shifrat 1-1 kundër Wolves.

Arsenal vs Wolver 1-1

Ndryshe nga dy skuadrat e mësipërme Liverpool ka marrë tre pikët pasi ka mposhtur 2-0 Fulham. Të besuarit e Jurgen Klopp fillimisht zhbllokuan rezultatin me Salah në fundin e pjesës së parë, ndërsa në fraksionin e dytë të lojës vulosën gjithçka me Shaqirin. Shtatshkurti në këtë mënyrë jep një mesazh të qartë për skuadrën që në ndeshjen e humbur të Champions League kundër serbëve të Crvena Zvezda nuk u grumbullua për çështje politike. 

Liverpool vs Fulham 2-0

Pas 12 javësh kampionat Manchester City mban vendin e parë me 32 pikë, 2 më shumë se Liverpool I vendit të dytë. Ndërkohë Chelsea renditet i treti me 28 pikë.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria indekson pensionet me 4.1 për qind, si e vlerësoni?