City i Guardiolës nuk pyet për Fulham, Atletico Madrid kompromenton titullin kampion (VIDEO)

14 Mars 2021, 10:25| Përditesimi: 14 Mars 2021, 12:44

  • Share

City i Pep Guardiolës ka fituar pastër 0-3 kundër Fulham, duke hedhur një tjetër hap të sigurtë drejt titullit kampion. ‘Qytetarët’ pas një pjese të parë të mbyllur me porta të paprekura kanë shpërthyer në të dytën, duke zhbllokuar fillimisht me John Stones.

Më tej Gabriel Jesus dhe Sergio Aguerro vulosën shifrat përfundimtare të takimit. Me këtë fitore Manchester City udhëheq Premier League pas 30 ndeshjesh me 71 pikë, 17 më shumë se Manchtester United i vendit të dytë pavarësisht se këta të fundit kanë dy ndeshje më pak.

Ndërkohë në La Liga Atletico Madrid ka hedhur një tjetër hap të gabuar që e kompromenton tej mase luftën për titull kampion. Skuadrën e Simeone-s duket se ‘po e lë nafta’ pasi ka barazuar 0-0 me Getafe-n. Ky rezultat ‘El Colchoneros’ i mban në vendin e parë me 63 pikë, 7 më shumë se Barcelona, por katalanasit kanë një ndeshje më pak.

Më herët Real Madrid mposhti 2-1 me përmbysje Elche-n falë ‘dopietës’ së Benzema-s. Një fitore që aktualisht i mban në vendin e dytë ‘galaktikët’ me 57 pikë.

Sakaq në Bundesligë Dortmund është rikthyer te fitoret pas disfatës me Bayern, duke mposhtur 2-0 Hertha-n e Berlinit. Golat e Brandt dhe Moukoko i mbajnë verdhezinjtë në vendin e pestë.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?