Prej disa orëve, kur SHBA doli me një qëndrim zyrtar mbi rastin e hapjes zyrtare të fushatës elektorale, bën çudi që është komentuar pak nga qarqet mediatike e politike në vend.
Sidomos nga qarqet politike pranë opozitës, që nuk lënë asnjë postim të ndonjë parlamentari apo zyrtari të Parlamentit Europian, apo partive që janë aleate me PD-në, pa publikuar.
Ndërkohë, Ambasada amerikane ka shpërndarë një qëndrim mjaft të fortë në formë zyrtare, që është formalisht edhe një deklaratë që vjen prej Departamentit të Shtetit, e prej kohësh nuk po flitet.
Sipas gjasave, ka disa arsye që kjo nuk ndodh.
Kjo, pasi qëndrimi amerikan, duket se ka vënë pikat mbi “i” për shumë nga dilemat apo kërcënimet që po bëhen për 25 apo 26 prillin, por edhe për ato përpara saj.
Në mënyrë të natyrshme, Ambasada bën thirrje se do të përkrahë aspiratën e shqiptarëve për aleancë të fortë me Shtetet e Bashkuara, qëndrim që vjen pas disa deklaratave të forta që po bëhen shpesh ndaj amerikanëve, nga zyrtarë të lartë të opozitës.
Më e fundit ishte ajo e kreut të LSI-së ndaj zyrtarit të lartë të DASH Mathevv Palmer, për të cilin Monika Kryemadhi tha se do të “largohet një ditë nga detyra”.
Kurse Ilir Meta foli pak kohë më parë për “kapje veshi të amerikavë”.
“Nxisim votuesit t’i mbajnë partitë dhe kandidatët përgjegjës, të marrin në shqyrtim zgjedhjet që kanë dhe të votojnë për ato parti dhe kandidatë të cilët ofrojnë të ardhmen më të mirë për Shqipërinë – një e ardhme në partneritet me Shtetet e Bashkuara, që e shtyn Shqipërinë drejt anëtarësimit të plotë në familjen evropiane si një demokraci e fortë dhe e begatë”, theksohet në deklaratën e Ambasadës amerikane.
Një frazë frazë kjo e qartë, që SHBA përkrah atë synim që e shikon të ardhmen me partneritet me Amerikën, që shton se ky partneritet do ta shtyjë Shqipërinë drejt Bashkimit Europian. Qëndrim më të fortë nuk ka.
Nga ana tjetër, një qëndrim tjetër që duket se është i rëndësishëm, është parajmërimi i qartë kundër tentativave për dhunë apo “përmbysje”, që shpesh flitet në qarqe politike dhe mediatike.
“Ne do të marrim masat e duhura në përgjigje të atyre që pranojnë ose nxisin dhunën, pranojnë ose nxisin shkeljen e ligjeve zgjedhore dhe standardeve ndërkombëtare, apo ndryshe përpiqen të minojnë integritetin dhe besimin në procesin zgjedhor dhe rezultatet e tij”, thuhet në deklaratën e Ambasadës amerikane.
Po cilat mund të jenë “masat e duhura”?
Njërën e mbajmë mend në 2019-n, kur ishte pikërisht kërcënimi i qartë amerikan që ndaloi shndërrimin e zgjedhjeve të 30 qershorit në një përplasje civile.
Po duket se ka edhe të tjera…
Ti ke rreshkit o Ylli. I beson vertete keto qe thua.
Përgjigju