Ilir Meta

Çlirimi i Ilir Metës nga 30 vjet pengmarrje

28 Korrik 2022, 12:59| Përditesimi: 28 Korrik 2022, 13:00

  • Share

Ditën që Ilir Meta rithemelonte pjellën e tij LSI, në Partia e Lirisë, deklaronte që çdokush që disponon një dokument korrupsioni për qeverinë “Rama”, ta depozitonte tek ai dhe emri nuk do i bëhej publik.

Ditën kur Ilir Metës i doli emri i si bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit nga një e-mail anonim që vuri në lëvizje Autoritetin e Dosjeve, ky institucion u sulmua nga Iliri pse i vuri veshin një letre anonime.

Kjo në fakt tregon karakterin e vërtetë të Ilir Metës që brenda 24 orësh denoncimet që vijnë në formë anonime i trajton, njërin si të nënës e tjetrin si të njerkës. Kur denoncimi është për palën kundërshtare ai ka vlerë, kur bëhet për atë vetë, i humbet vlera.

Por për të kuptuar sa i shqetësuar është Ilir Meta për këtë çështje, mjafton të dëgjoni se si iu drejtua ai kryetares së Autoritetit të Dosjeve si dhe kryetare së Kuvendit.

Zonja Sula në fakt kishte dalë me një vendim kolegjial dhe mbi bazën e atij vendimi kishte informuar kryetaren e Kuvendit. Kjo e fundit nuk mund ta kalonte si diçka pa rëndësinë këtë çështje me shumë ndjeshmëri publike, kur vetëm 3 ditë më parë personi në fjalë ka qenë numri 1 i shtetit.

Binte në sy në fjalorin ofendues të Ilir Metës edhe oferta për të dy zonjat që ta kishin kontaktuar fillimisht atë, ky t’i kishte takuar kokë më kokë, dhe mbase e kishin mbyllur aty për aty çështjen me argumentet e zotit Meta. Se zoti Meta ka ca argumente që kur t’i tregon të trullosin fare, ta heqin mendjen dhe humnera te duket fushë me lule. Të ndryshon përgjithmonë jeta, prej argumenteve e kam fjalën.

Tashmë që kjo çështje u bë publike, ka nevojë urgjente të zbardhet sa më shpejt, bile me sesion të jashtëzakonshëm të Kuvendit i cili duhet t’i heqë Autoritetit të Dosjeve pengesat që ai ka me ligj për të mos hetuar ata që kanë certifikatë pastërtie nga ish-komisionet “Mezini” dhe “Bezhani”.

Nuk është problem fare se del nga skena politike një individ si Ilir Meta. Bota ka nxjerrë nga politika gjigant të saj që do i bënin nder po të rrinin më gjatë në detyrë. E rëndësishme këtu është që Ilir Meta, me ato funksione të larta shtetërore që ka mbajtur, më në fund të çlirohet nga tutela 30 vjeçare e Sali Berishës, i vetë identifikuar si “Arkiva”, dhe të mos jetë më peng i dosjeve prej atyre që ia mbanin si shantazh mbi kokë sa herë Iliri u duhej si qen gjahu për arritjen e qëllimeve të tyre politike.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?