Kronikë

'Çmenduria' e një personi për video në 'Tik Tok', alarmon blutë e Korçës! Qytetarët raportojnë për një person të shtrirë në rrugë, mbuluar me një çarçaf me 'gjak'

7 Shtator 2021, 14:56| Përditesimi: 7 Shtator 2021, 15:01

  • Share

Çmenduria për një video 'interesante' në rrjetet sociale nuk njeh kufij. Ky është rasti i një personi në Korçë, i cili ka alarmuar qytetarët dhe policinë.

Në hyrje te pazarit të Korçës shihet një person i shtrirë në mes të rrugës i mbuluar me çarçaf të bardhë me njolla gjaku ndërsa në krahun e djathtë ka një pistoletë.

Kjo skenë ka bere qe kalimtarët e rastit të lajmërojnë menjëherë policinë, të cilët u përballën me një person që po realizonte një video për rrjetin social Tik Tok, ndërsa pistoleta që ai kishte, ishte lodër.

Personi në fjalë, ende i paidentifikuar, është shoqëruar në komisariat.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?