Ndonëse, prej një viti skenat operistike janë kyçur për shkak të pandemisë COVID 19, sopranoja e njohur shqiptare Ermonela Jaho, regjistroi në muajin shtator të 2020-s albumin “Anima Rara”.
Për këtë album, që Ermonela Jaho eksploron muzikën e interpretuar nga artistja italiane Rosina Storchio, e cilësuar si një nga sopranot lirike më ekspresive të epokës së verismo-s, është vlerësuar me çmim të parë në kategorinë e Muzikës Vokale nga Çmimet Ndërkombëtare të Muzikës Klasike.
Përmes një shënimi në rrjete sociale Ermonela Jaho shpreh falënderimin e saj për këtë vlerësim dhe mirënjohje për bashkëpunëtorët e Opera Rara-s dhe kolegët e saj, që në ditë të vështira ku arti është edhe më i domosdoshëm, punuan për të sjellë në jetë këtë muzikë të mrekullueshme me 14 arie klasike, si “La traviatta”, “Madame Butterfly” apo “La boheme”.