Kriza energjetike sipas kryetarit të Partisë së Lirisë Ilir Meta është më së shumti si shkak i keqmenaxhimit të sistemit nga ana e qeverisë. Në një deklaratë për mediat, Meta i ka quajtur gënjeshtra deklaratat e kryeministrit Rama se nuk do të preket çmimi i energjisë elektrike për familjarët dhe bizneset e vogla. Meta tha se tashmë ka filluar mbifaturimi për qytetarët shqiptarë.
“Sapo dëgjuam gënjeshtrat që nuk do preken konsumatorët familjarë nga rritja më e fundit arbitrare e çmimit nga ERE nën diktatin e plotë të qeverisë. Ndërkohë që ka nisur denoncimet e mjaft qytetarëve që janë mbi faturuar ose që u është faturuar energji ndërkohë që nuk kanë qenë në shtëpi gjatë muajve të fundit.
Kishim paralajmëruar që ata duhet të rrisin shumë vigjilencën që të mos vidhen e mbifaturohen nga punonjësit e papërgjegjshëm të OSHEE. Kjo situatë e pajustifikuar në themel të saj ka dështimet e qeverisë dhe kryeministrit aktual që pas 10 vitesh kërkon të shpëtojë, kriza e keqqeverisjes së tij thellohet në kurriz të qytetarëve të thjeshtë të pambrojtur. Dështimet e qarta dhe të pafundme në këtë sektor, dështimi i premtimit të pambajtur për diversifikimin e energjisë”, tha Meta.
Sa i përket protestave masive që kishte premtuar se do të sillte opozita shqiptare në shtator, Meta u justifikua duke thënë se bëhen çdo ditë nga qytetarët e thjeshtë dhe nuk dha një datë nëse do të rikthehen me denoncime apo protesta të tjera.
Nga ana tjetër bëri me dije se Partia e Lirisë do të depozitojë një projektligj në Kuvend për ndërtimet pa leje duke thënë se të gjithë ndërtimet e kryera deri më sot të legalizohen e të bëhen pa pagesë në mënyrë që qytetarët të shpëtojnë nga makthi i presionit nga shteti.
Edhe pse kishin premtuar protesta masive në shtator, opozita shqiptare ende nuk e ka organizuar një të tillë ndërkohë që muaji po mbaron. Megjithatë Meta e gjeti sot një mënyrë ‘justifikimi. Ai tha se protesta ka çdo ditë dhe ato bëhen nga qytetarët e thjeshtë.
“Prindërve, të gjimnazistëve, të pedagogëve, të studentëve, të gjithçka tjetër. Mos i nënvlerësoni këtë protesta, janë të sinqerta dhe që janë provokuar nga një qeveri që nuk ka asnjë lidhje me ligjin, me të drejtat e qytetarëve të saj. Do të vazhdohet me protestat se këto protesta i prodhon vetë kjo qeveri”, tha Meta.
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka folur për konfiskimin e ndërtimeve pa leje duke kritikuar sërish Edi Ramën ndërsa u shpreh se do të depozitojnë një ligj në Kuvend që qytetarët të shpëtojnë nga makthi i shantazhit.
“Ai e ka syrin pishë edhe për të parë kotecin e të moshuarës atje në Nartë të Vlorës edhe për të treguar ligjin e burgun një 82-vjecare. E ka të tillë për të parë edhe avullitë e banorëve dhe dritaret, por nuk i punojnë sytë për të parë gratacelat. Partia e Lirisë është e vendosur t’i japë fund kësaj loje që bëhet me qytetarët shqiptarë sa i takon marrjes peng përmes lejimit të ndërtimeve pa leje dhe pengmarrjes për arsye elektorale e korruptive. Pas 10 vitesh nuk mund t’i ankohet askujt për gjithçka ka ndodhur pa leje. Për t’i dhënë fund, do të depozitojmë ligj për legalizimet në Kuvend që të gjitha ndërtimet e kryera pa leje deri më sot, të legalizohen e të bëhen pa pagesë përveç ndërtimeve të realizuara mbi vepra të infrastrukturës publike në mënyrë që qytetarë të shpëtojnë nga makthi i shantazhit dhe patronazhistët e Rilindjes për këtë problem që kanë dhe përgjegjësinë e ka vetë shteti”, tha Meta.
Po po per ty vec genjen qeveria se kur qeverise ti nuk genjeje po ik mor debil
PërgjigjuPo ca po flet kot aman o ordiner
PërgjigjuO meta pse do te perhapesh panik gjithmone
PërgjigjuPo si genjen qeveria kur ne kemi drita akoma o derzi
PërgjigjuMduket se ngatrrove fjalen mbifaturim me mbeshtetje o spiun
PërgjigjuHajde spiun hajde po ik o like rri aty ca llap kot kur sdi ca behet
PërgjigjuQe te shmanget mbifaturimi behu lexues sahati o like
PërgjigjuKingu i skraparit , po si ka mundesi qe te ka ardhur zeri tani qe je ne opozite , te qan shpirti per pak pushtet.
PërgjigjuNa shpifi ky njeri gjithe ditën neper ekrane e gazeta,e urrejmë,si spiun,hajdut,vrasese,te gjitha te këqijat i ka ky njeri e del e jep mend te tjereve
Përgjigjuo mullahu i gurores se Tomorrit! mjekra dhe dy veshet e tu formojne nje trekendesh - je spihun!
Përgjigju