Çmimi i lartë i qershive, fermerët: Këtë vit s’ka prodhim

8 Qershor 2023, 16:50| Përditesimi: 8 Qershor 2023, 17:00

  • Share

Droboniku, njihet ndryshe si ballkoni i Beratit, ku fermerët kanë kultivuar ndër vite dhjetëra hektarë me qershi. Tashmë është sezoni i vjeljes, por prodhimi është i pakët për shkak se nuk ka mbajtur mot i mirë në pranverë.

Çmimi i shumicës varion sipas cilësisë nga 200 deri në 300 lek për kilogram, ndërsa në tregun e pakicës qershitë shiten me 450 deri në 500 lek për kg.

“Këtë vit kemi prodhim të pakët por cilësor ndërsa për çmimin varion sipas  cilësisë. Qershia me cilësinë e mirë është qershia "bisht shkurtër" dhe qershia "nopolon" qershia italiane me shumicë shitet 3000 lekë kg. Ndërsa qershia me pak cilësi nuk shitet më shumë 1000 lekë/ kg (për industrinë). 

Një tjetër shqetësim është mungesa e krahut të punës. Siç na tregon ky çift fermerësh, qershitë i vjelin vetë dhe me mundim i nxjerrin në treg, pasi të rinjtë janë larguar në emigrim.

Të gjitha familjet në fshatin Drobonik e kanë bazuar ekonominë tek kultivimi dhe tregtimi i qershive. Shumica e prodhimit shkon në tregun vendas për konsum dhe një sasi më e vogël për industrinë e përpunimit të kompostove e reçelit. Për shkak të pozitës gjeografike dhe klimës në këtë fshat ka dhe vreshta me rrush e plantacione me ullinj.

M.T//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?