Çmimi “Nobel” në letërsi, dy herë për vitin 2019, Akademia e Shkencave propozon emrin e Ismail Kadaresë

5 Mars 2019, 18:35| Përditesimi: 6 Mars 2019, 08:50

  • Share

Këtë vit do të jepen dy çmime “Nobel” në letërsi, për të kompensuar çmimin e vitit 2018. Nobeli vitin e kaluar nuk u dha, për herë parë që nga viti 1949, për shkak se Akademia Suedeze, institucioni më i rëndësishëm që zgjedh fituesin u përfshi në një skandal të pahijshëm seksual.

Këtë të martë, pas një takimi që është zhvilluar, Fondacioni Nobel, i cili realizon vullnetin e Alfred Nobelit, ka njoftuar se Akademia Suedeze synon që të rivendos besimin. Ndërsa, kandidatët për vitin 2018 dhe vitin 2019 do të shpallen gjatë vjeshtës, duke kompensuar kështu edhe çmimin e vitit të kaluar.

Fituesi i çmimit Nobel në Letërsi për vitin 2017 ishte shkrimtarin anglez Kazuo Ishiguro.

Kazuo Ishiguro

Ndërsa, Akademia e Shkencave të Shqipërisë ka propozuar kandidaturën e shkrimtarit dhe akademikut Ismail Kadare, Akademisë Mbretërore të Suedisë, që ta nominojë për çmimin “Nobel” në letërsi.

Akademia e Shkencave ka rikonfirmuar këtë propozim, duke shtuar argumentin arsyetues se: “Kurrë nuk është vonë që, sipas së drejtës cesariane, merita e shpërblyer të shkojë tek i merituari”.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?