Përdorimi i monedhës europiane në vend të Lekut, Çoçoli: Momenti i duhur! Bizneset mos të pranojnë Euro, ndryshe të gjobiten

20 Korrik, 13:39| Përditesimi: 20 Korrik, 14:09

  • Share

Deklarata e guvernatori të Bankës së Shqipërisë Gent Sejko se përdorimi i euros për pagesat në vend duhet të ndalohet, gjen edhe mbështetjen e ekspertëve të ekonomisë.

Eksperti Fatos Çoçoli në një intervistë për Report Tv thotë se mirëpret deklaratën e guvernatorit dhe thotë se është koha e duhur për të ndërhyrë dhe për të sinjalizuar ndalimin e Euros.

Për të bërë të mundur këtë, Çoçoli thotë se duhet një politikë e mbrojtjes së monedhës kombëtare. Sipas Çoçolit bizneset nuk duhet të pranojnë euro, në rast të kundërt duhet të merren masa apo të aplikohet gjobë.

Çoçoli solli një rast të mos përdorimit të Euros në Poloni, ku sipas tij asnjë nga bizneset apo dyqanet nuk ofronte asgjë për të blerë me euro, por vetëm me monedhën kombëtare.

‘Në Varshavë, që ka 20 vite që është pjesë e BE-së, nuk të shërbente asnjë restorant asnjë dyqan në qendër të Varshavës me euro. Nuk është se nuk e duan euron vende e tjera Polonia në rastin konkret, por mbrojnë ekonominë e tyre. Unë e mirëpres këtë deklaratë të guvernatorit. Ne duhet të bëjmë gjithnjë dhe më shumë që të përdoret lekut. Banka jonë qendrore edhe kur nuk ka fatura, i sinjalizon, ky bilanc ndez një llambushkë të kuqe. Është momenti i duhur që ne të kufizojmë përdorimin e Euros. Me këtë euro që nuk kufizojmë dot, shumica 98% euro sjellin, në këtë kuptim e përshëndes.

Shumë e thjeshtë, në dyqan në butik, në restorant kemi monedhën kombëtare. A aplikojnë gjoba, të aplikojnë kontrolle?! Politikë e natyrshme e mbrojtjes së monedhës kombëtare. Mjafton një VKM, ku thuhet se monedha kombëtare është monedha që lek. Dyqanet të mos pranojë të marrë me euro, e shtrëngon me një urdhër të posaçëm. Ky dyqan që jep një shtëpi me qira... duhet ta japë në lek. Në rast se e jep në euro do të ketë një gjobë kundravajtje. Kur e kufizon i jep mundësi BSH të ketë një politikë që të kontrollojë tregun. Të mos na godasë. Sa më shumë t qarkullojmë me lekë aq më të fortë e kemi ekonominë tonë dhe aq më e mirë e ruajmë lekun. Përveç shqetësimit ka edhe besimin e FMN-së.’- tha Çoçoli për gazetarin Arbër Hitaj.

Përdorimi i euros për pagesa në vend duhet të ndalohet në mënyrë kategorike. Kështu deklaroi në Kuvend guvernatori Gent Sejko, duke shtuar se kursi i këmbimit është i pabesë dhe nuk parashikohet. Banka qendrore, tha Sejko, e ka të pamundur të garantojë stabilitet në kurs nëse në vend hyn më shumë valutë.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lami: 21/07/2024 18:38

    Jave peshurrsha lekun edhe me te reja edhe me te vjetra. Nese forcohet mundeni me perdore per me fshi prapanicen

    Përgjigju
  • Aaa: 21/07/2024 11:15

    te fillojne nga tollet e Kalimashit dhe Thuman Kashar qe jane ne EUR

    Përgjigju
  • Pet.: 20/07/2024 17:35

    A mos valle ne kete rast do te kete me shume kerkese per lekun, dhe si rrjelloje do te forcohet metej , duke bere qe te ulet perseri vlera e valutave?. a do ishte e mire kjo per ekonomine tone?

    Përgjigju
  • Pete: 20/07/2024 14:22

    Zgjidhja me e mire! Madje dollaro amerikan me mire sipas linjes Edi Rama-Neza-McGonigal!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?