Çollaku te ‘5 Pyetjet’: Zgjidhja e krizës në PD, s’është votëbesimi, por braktisja totale e dhunës! Pasojat do bien mbi demokratët e thjeshtë

17 Janar 2022, 22:44| Përditesimi: 17 Janar 2022, 22:58

  • Share

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku është shprehur se pamjet që ofroi 8 janari, nuk e kishte menduar kurrë që do i shihte e ndërsa vë theksin se pasojat kryesore të kësaj lufte të brendshme nuk do të shkojnë të Lulzm Basha apo Sali Berisha, 2 protagonistët kryesor, por te demokratët e thjeshtë.

“Nuk mendoja qe do ishin ndërsyet , çdo veprim ka një kundër veprim dhe kjo ndarje aktet e përjashtimit, distancimit, jo vetëm nga ata që erdhën dhe goditën, por edhe i nxiti,  një situatë që na vë në vështirësi, por më mirë t’i themi gjërat drejt, një situatë e pakëndueshme që nuk vë në vështirësi aktorët e qendrës, por meraku im është se faturën finale e pësojnë demokratët e thjeshtë”, tha Çollaku.

Në emisionin ‘5 pyetje nga Babaramo’ në Report TV të gazetarit Ilir Babaramo, Çollaku nuk është i mendimit që zgjidhja mund të vijë nga votëbesimi i Lulzim Bashës, siç grupi pro Berishës pretendojnë.

"Basha kryetar i zgjedhur para 5 muajsh, nuk hyj te njerëzit që mendoj se zgjidhja vjen te votëbesimi, braktisja totale e çdo akti dhune, duke filluar nga verbale te ajo fizike brenda PD, s’duhet të ketë votim nëpërmjet anti-mitingjeve, sa më shumë vazhdon aq më shumë bie mundësia për një zgjidhje, kriza në PD nuk është qeverisja e mirë apo e keqe e Bashës, ndryshimi me disa njerëz që i mbështesin, kjo ndodhi se Berisha u shpall ‘Non Grata’ nga qeveria Amerikane dhe pretendimi është për akuza korrupsioni dhe Basha në 9 shtator dhe në 18 dhjetor morën një vendim që ndanë palët, që një ‘Non Grata’ s’mund të jetë në lidershipin e PD”, tha deputeti demokrat.

Në fund, lajmet se “lufta” në PD po bëhet për kullat në truallin e selisë blu, referuar një projekti që ka dalë, Çollaku e përmblodhi me një fjalë.  

“Spekulim”, përfundoi Çollaku.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?