Antonio Conte është emëruar trajneri i ri skuadrës së Tottenham, që pak ditë më parë shkarkoi për rezultate të dobta Espirito Santo. Italiani, i cili më herët ka qenë pjesë e Juventusit dhe së fundmi i Interit, ka firmosur një kontratë deri në qershor të 2023 ku do të përfitojë 18 milionë euro në sezon.
Për Conte-n ky është një rikthim në Premier League pasi më herët është shpallur kampion me Chelsea-n. Italiani është shprehur ekstreisht i lumtur për rikthimin në punë, aq më shumë te një klub si Tottenham me një stadium të mrekullueshëm.
Komento