Çorbë me krahë pule, perime dhe legume nga zonja Vjollca

18 Mars 2021, 11:29| Përditesimi: 18 Mars 2021, 10:34

  • Share

Çorbë me krahë pule, perime dhe legume

 Përbërësit:

400-500 gr krahë pule

1 qepë

 1 filxhan çaji pure domate

kripë dhe piper të zi

600 gr perime dhe legume mix si ( thjerrza, fasule, karrotë, brokoli, selino, patate, kungull, domate, qiqra etj)

 pak vaj ulliri

majdanoz

Përgatitja:

Kaurdisim qepën me vaj ulliri deri sa qepa të zbutet shtojmë krahët e pulës dhe i skuqim sëbashku. Shtojmë 1 lugë gjelle salcë ose 1 filxhan caji pure domate vazhdojmë përzierjen për 2-3 minuta. Rregullojmë shijen me kripë dhe mbulojmë copat e mishit me ujë, I lëmë të ziejnë për 10 minuta më pas shtojmë perimet dhe legume mix ( mund ti shtojmë dhe të ngrira) I lëmë të ziejnë për 25-30 minuta në fund kontrollojmë përsëri shijen dhe rregullojmë atë dhe me piper të zi dhe majdanoz. E servirim të ngrohtë.

D.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?