Coronavirus, ja çfarë duhet të bëjë Lulzim Basha para se të kërkojë ndihmë për gazetarët e policët

9 Prill 2020, 19:54| Përditesimi: 9 Prill 2020, 22:30

  • Share

Në javën e fundit, dy herë, Lulzim Basha kërkoi që qeveria të ndihmojë mediat dhe policët. Ftesa do të vlerësohej sikur të ishte edhe e sinqertë, por si shumë deklarata të tjera të kësaj opozite të inatosur për paaftësinë e vet për të mbledhur pëlqime, zbulon një hipokrizi të thellë. Eshtë hipokrizi të kërkosh ndihmë për mediat që opozita ka kriminalizuar prej vitesh, I ka diskriminuar, ofenduar dhe kërcënuar.  Nëse përjashtojmë mediat e lidhura drejtpërdrejt me Partinë Demokratike, ose mediat dhe gazetarët te varur nga logjika (alogjika) që opozita kërkon të imponojë si arsyetim unik, të gjithë të tjerët konsiderohen si “të kapur” nga qeveria. Atëherë ç’sens ka të kërkosh të ndihmosh sot me fonde publike një kategori të tërë të kriminalizuar prej vitesh?

E njëjta hipokrizi ndjehet në kërkesën e Lulzim Bashës për të ndihmuar policët me incentivë ekonomikë. Cilët policë? “Narkopolicët” të akuzuar prej vitesh nga kjo opozitë se janë në shërbim të bandave kriminale, të trafikantëve të drogës dhe të vrasësve? Apo policët e zënë me gurë, të sulmuar me shishe molotovi dhe me shashka vetëm se ishin në mbrojtje të qeverisë dhe parlamentit që militantët e opozitës donin të sulmonin pa pengesë? Pse sot opozita kërkon të ndihmohen ekonomikisht policët që deri dje konsideroheshin “kriminelë vrasës” se ishin të detyruar të përdornin gaz lotësjellës si mjeti i vetëm për të shmangur përplasjen fizike në përgjigje të sulmeve të dhunshme të huliganëve të politikës?

Në politikë duhet koherencë. Eshtë e qartë se Bashës dhe opozitës nuk iu intereson fare për shtypin e lirë dhe as për policinë: atyre iu intereson vetëm të kundërshtojnë qeverinë edhe në zgjedhjen për të mos ndihmuar median dhe për mosparashikimin (deri tani) të asnjë shpërblimi ekstra për policët, siç u është premtuar mjekëve që janë impenjuar në repartet Covid në shpëtim të jetëve njerëzore.

Mediat janë në vështirësi ekonomike dhe nuk ka as edhe një polic që nuk do t’i pëlqente një ndihmë ekonomike në këto javë të vështira. Por nëse opozita dëshiron me të vërtetë të shpërblejë këto kategori, më parë të bëjë një mea-culpa, të tërheqë ofendimet e lëshuara në gjithë këto vite, të fshijë black-list dhe t’u kthejë respektin që meritojnë të gjithë gazetarëve dhe të gjithë policëve. Ne personalisht, atëherë, do t’i jemi shumë më mirënjohës.(c.b.)

xy/ReportTv.al
Komento

Komente

  • antonio: 10/04/2020 10:58

    Sipas Berishez gazetari italjan eshte milioner. Nese gazetari nuk i ka keto milijona ne llogartite tja kerkoje nji me nje Berishez. ME siguri qe shpifesi Berisha do te detyrohet ti jape vilen llukzoze ne Lalse dhe gazetari italjan ben aty nje azil pleqsh

    Përgjigju
  • mili: 10/04/2020 09:44

    Une deri sot nuk kame degjuar qe tu jepet ndonje leke shtese ndonje policie ne bote ,atyre qe po luftojne neper spitale po.

    Përgjigju
    • Agimi: 10/04/2020 10:26

      Kosova ju shtoi nga 300 euro .

  • Cubi: 10/04/2020 07:57

    HALLALL jeni portali me paanshem ne shqiperi. Edhe per kete partia e qenve ju sulmon pa dorashka dhe me cte munden. Sot me pa turpesin me te madhe kerkojn gjoja te ndhmohen mediat dhe policia dy me te sulmuarat. TURP i papar si gjithmon lepijn ate qe kan peshtyr me par.

    Përgjigju
  • Gansi: 09/04/2020 23:58

    Po ku eshte pare qe tjetri te therrase mafioz e malavita apo sakra corona unita. Ne Tropoje te vrasin po te flasesh keshtu. Berisha ka thy dhe ligjet e burrave te kanunit. Nje legen

    Përgjigju
  • maxx: 09/04/2020 23:05

    jam kurjoz te shof ndonje komentues te pd.pse nuk dalin e te flasin o pushta qe e cuat shqiperine ne lufte dhe e lat po te lufte e ne varferi.po kshu eshte LUL BASHA .DEL E FLET E FLET KE KA NDIHMUAR NDONJE SHQIPTARE.PER CDO GJE.???

    Përgjigju
  • Hinglateri: 09/04/2020 22:39

    Basha do shkopat e gomes se Plicise ne sume qe te kujtoj ato cfar i ka bere ai surratmut per 1 vit

    Përgjigju
  • Ardi: 09/04/2020 22:14

    Besoj se shteti nuk do falimentonte sikur tu paguante 100 euro shtese ne muaj policeve qe kete muaj i kam pare gati gjithe kohes ne rruge duke bere pune te mire.Nga ana tjeter asnje ndihme per parazitet , perfituesit dhe ata qe nuk kane paguar drita e uje prej vitesh,nqs vertet duam te perparojme ndonjehere si komb duhet te ndahemi nga keto sjellje si te fiseve te vandaleve qe shkaterruan Romen .

    Përgjigju
  • Erik: 09/04/2020 21:26

    Bravo qe ia kujtoni molotovet Bashes, edhe pse rubrika hyn tek ato satirike

    Përgjigju
  • Drejtesia: 09/04/2020 21:17

    Lul Basha dhe Sali Berisha ti kerkojne falje publike gazetarit me te drejte ne Shqiperi Karlo Bolino qe e therret mafioz qe nga 30 vjet. Kerkoji demshperblim Karlo nuk duhet ta kalojne kollaj balten te te kane hedhur. Ose falje publike ose ata do zhduken politikisht. Fjala jote ka peshe ne Shqiperi

    Përgjigju
    • aristo: 09/04/2020 21:31

      Karlua nuk ka nevoje per keta laro qe ti kerkojne ndjese. Atij i lumte qe jua numurin nje me nje dhe nuk i ben syri terrt. Nje plehre si Berisha te therrase karlon malavita eshte te thuash hapu qiell. Nje hajdut me damke si Berisha, nje kriminel e nje antishqiptari me i madh qe ka pare Shqiperia

  • RRESPEKT: 09/04/2020 20:52

    Rrespekt për REPORT Tv një portal briland. Bën shkrime serjoze e shkrime me fakte të pa kundërshtushme. Gazetar serjoz të matur e njerëz që e duan Shqiprin. Jo qen si qeni peka që lëpin by5hën e kryekriminelit malok salhe. E sa her që salheu ndërzen qenin peka ai lef pa pushim hum hum hum. Un që shkruaj ktë koment jam një INTELEKTUAL NË USA E KAM LINDUR KTU NË USA PO UN E DUA SHUM ATDHEUN E PRINDËRVE TË MI. RROFT SHQIPRIA ZOTI E BEKOFT SHQIPRIN E SHQIPTARËT KUDO QË JAN NË BOT. Posht qent e partis kak pd.

    Përgjigju
  • Konjak: 09/04/2020 20:34

    Te flasesh per perpikmeri morale , te kerkosh te sjellesh te kaluaren e sjellies politike propagandistike ,- ne ditet e tanishme- , kaq te veshtira , me sinimin e vetem , pershtjellime e coroditje mbare shoqerore , eshte me shume sesa krim i mirmenduar -per perfitime politike--,daj popullit , nga zoterinj qe , gjoja ju digjet zemra dhe triri kaq shume per popullin . Zoterinj, mundohuni ju dhe ne, te gjithe se bashku , te jemi faktor mirkuptimi dhe vellazerimi ne keto dite te veshtira te terrorit shendetesor , por edhe ne vazhdim .Nuk besoj se ka ndokush nevojen , per perkrahjen politike te cilitdoqofte , duke krijuar nje peshtjellim te pa nevojshem ne popull . Zoti na kthjellofte dhe na qetesofte . Faleminderit .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?