Kosova & Rajoni

COVAX sjell në Kosovë kontigjentin e dytë të vaksinave anti-COVID, arrijnë 38 mijë e 400 doza të AstraZeneca

12 Maj 2021, 11:03| Përditesimi: 12 Maj 2021, 11:06

  • Share

Në Kosovë kanë arritur 38,400 dozat e vaksinës kundër koronavirusit përmes programit COVAX të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.  Lajmin është konfirmuar nga Agjencia për Fëmijë e Kombeve të Bashkuara, UNICEF dhe zyra e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

 

Kontingjentin e ri të vaksinave në kuadër të Aleancës COVAX e pranuan kryeministri, Albin Kurti, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ambasadori i Britanisë së Madhe, Nicholas Abbott, Shefi i Zyrës së BE-së, Tomas Szunyog, ambasadorët e Francës dhe Gjermanisë, drejtori i UNICEF-it, Murat Sahin dhe drejtoresha e Misionit të USAID në Kosovë, Lisa Magno.

Ky është edhe kontigjenti i dytë i vaksinave të programit të COVAX në vend dhe shpërndarja e vaksinave do të bëhet në bazë të planit kombëtar të vaksinimit të Kosovës.

Më 28 mars në Kosovë kishte arritur dërgesa e parë me 24.000 doza të vaksinës. Këtë javë dhe javën e kaluar, vendi ka pranuar edhe dy kontingjente vaksinash Pfizer/BioNTech, me mbi 7,000 doza në total, si donacion nga Bashkimi Evropian.

BE-ja ka ndarë gjithsej 95,000 doza të vaksinave për Kosovën, të cilat do të shpërndahen gradualisht.

Të mërkurën ka filluar vaksinimi i personave mbi 65 vjeç kundër koronavirusit.

Radhë të gjata të qytetarëve janë krijuar te salla e sporteve "1 Tetori" në Prishtinë, ku po vazhdon vaksinimi kundër COVID-19.

 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?