Çdokush gjatë këtyre ditëve kaotike është përpjekur që të mposhtë betejën me virusin korona, duke bërë pjesë të jetës edhe libra, të cilët më herët nuk ka mundur t’i lexojë. Disa nga libraret në Tiranë na rrëfejnë se si pandemia covid 19 ka ndikuar tek njerëzit, edhe se si interesi i tyre është rritur për librin
“Qëkur kemi nis punën në datë 1 prill, puna ka ecur. Njerëzit janë të interesuar për librat, ndërsa ne punojmë edhe me portalin për ata lexues që janë në rrethe”, shprehet libraria e “Albanias” Tatjana Dhami.
“Ne kemi qenë shumë të lumtur, që jemi pranë lexuesve tanë, edhe pse kemi qenë gjithmonë pranë tyre mes librave online”, thotë Anileda Kodra, e librari “Adrion”.
“Puna ka qenë shumë e mirë, virusi ka bërë pak mirë, sepse njerëzit kanë kthyer vëmendjen tek leximi”, shprehet Elida Topallaj nga librari “Albas”.
Ndonëse në ankth të së panjohurës, libraret na tregojnë se librat më të kërkuar nga lexuesit kanë qenë nga prindërit librat për fëmijë, përralla edhe klasikët, ndërsa më të rriturit kanë rendur drejt librave psikologjikë.
“Prindërit janë ata që kanë qenë më të interesuar për libra për fëmijët, veçmas klasikët Zhyl Vern, Mark Tëain. Të rinjtë janë më shumë të interesuar për libra psikologjikë, kjo ka qenë një ndihmesë që njerëzit të kapërcejnë këtë situatë. Ne kemi marrë masat, që të mbajmë distancë me klientët”, shprehet Tatjana Dhami.
“Njerëzit kanë vizituar librarinë edhe kanë blerë libra në zhaner të ndryshëm. Prindërit kanë blerë libra për fëmijë”, Anileda Kodra.
“Klasikët, parashkollori që janë sa zbavitëse edhe argëtuese. Për të rritur pjesa më e madhe, kanë qenë libra psikologjikë. Ka pasur përmirësime, edhe më shumë, krahasuar me muajt e parë të këtij viti”, thotë Elida Topallaj.
Ndërsa, titujt e rinj gjatë kësaj periudhe kanë qenë të paktë, për shkak se shtypshkronjat kanë qenë mbyllur, libraret shpresojnë, që pavarësisht angazhimeve që do të kenë njerëzit të vazhdojnë, që të mos e humbasin interesin nga libri.
Ore puna vu.. mbaruan librat..
Përgjigju