Lajm i mirë/ Kosova sot asnjë viktimë nga COVID-i, 97 raste të reja! 8 vdekje në Maqedoninë e Veriut

8 Shtator 2020, 15:20| Përditesimi: 8 Shtator 2020, 15:32

  • Share

Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar 97 raste të reja të infeksionit Covid dhe asnjë viktimë

Sipas autoriteteve, numri i përgjithshëm i të identifikuarve me Covid që prej fillimit të pandemisë është rritur në 14.301 kurse totali i vdekjeve mbetet 568     .

Totali i të shëruarve është rritur në 10.782.

Maqedonia e Veriut ka raportuar për 99 raste të reja infeksioni dhe 8 vdekje Covid gjatë 24 orëve të fundit.

Sipas autoriteteve në vend, totali i të identifikuarve pozitiv me koronavirus është rritur në 15 226 për një total prej 631 viktimash që prej fillimit të pandemisë. Numri I përgjithshëm I të shëruarve ka shkuar në 12700

Në Serbi gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 53 raste të reja infeksioni dhe  2 viktima. Sipas autoriteteve, totali i rasteve Covid ka shkuar në 31 994 kurse numri i përgjithshëm i viktimave 727

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?