COVID mbërthen Seria A, deri më tani 4 ndeshje të anuluara! Në rrezik Milan-Roma, por edhe Juventus-Napoli

6 Janar 2022, 12:17| Përditesimi: 6 Janar 2022, 12:18

  • Share

COVID-19 ka pushtuar Seria A dhe rrezikon seriozisht që të ndalë shumë ndeshje të programuara për sot. Deri më tani 4 janë konfirmuar, mes tyre edhe Bologna-Inter në orën 20:30. Ndeshjet e tjera të anuluara janë Atalanta-Torino, Salernitana-Venezia dhe Fiorentina-Udinese.

Jo vetëm kaq, por deri në mbrëmje rrezikon të shtyhen edhe sfida të tjera si Milan-Roma, por edhe Juventus-Napoli. Aktualisht ka shumë pikëpyetje për shkak se ka vendime kontradiktore. Kjo për shkak se autoritet shëndetësore rajonale janë të pavarura dhe marrin vendime pa u konsultuar me ligën e Seria A.

Deri më tani më shumë se 87 futbollistë janë të prekur me COVID në Seria A.

Një situatë të ngjashme përjetoi edhe Premier League pak dit më parë kur iu desh të anulonte shumë ndeshje, ndërsa tani duket e kaluar pavarësisht se ende vijon të ketë shumë raste pozitive me COVID.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?