Gjykata Kushtetuese

COVID 'prek' Kushtetuesen, seanca do të bëhen pa publik për shkak të COVID

12 Janar 2021, 16:44| Përditesimi: 12 Janar 2021, 16:47

  • Share

Gjykata kushtetuese ende pa nisur nga puna ka vendosur që seancat gjyqësore ti zhvillojë pa praninë e publikut siç ligjërisht është e detyruar.

Shkak sipas gjykatës janë masat anti-COVID në fuqi nga qeveria shqiptare dhe kjo gjykatë s’mund të bëjë përjashtim.

Në seancën e parashikuar më 4 Shkurt ora 10, kushtetuesja njofton se padia e shoqatës kombëtare pronësi e drejtësi do të mbahet pa praninë e publikut.

“Seancë plenare. Për shkak të situatës dhe rregullave në fuqi të shkaktuara nga Covid-19, zhvillimi i seancës plenare do të kryhet pa praninë e publikut”-thuhet në njoftim.

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?