Kronikë

COVID-19/ 22 raste të reja në 24 orët e fundit, asnjë viktimë! Nga sot lehtësohen masat, jo më maska në ambientet e jashtme, zgjatet ora policore

1 Qershor 2021, 17:52| Përditesimi: 1 Qershor 2021, 19:25

  • Share

Në 24 orët e fundit në vendin tonë nuk është shënuar asnjë viktimë nga COVID-19, ndërsa janë shënuar 22 raste të reja pozitive. Në spitalet COVID janë duke u trajtuar 37 pacientë, ndërsa janë shëruar 42 pacientë.

Nga 3 661 testime të kryera kanë rezultuar pozitivë 22 qytetarë të identifikuar në këto bashki: 7 raste në Tiranë, 5 në Berat, 3 në Lezhë, 2 në Devoll, nga 1 rast në Shkodër, Durrës, Elbasan, Vlorë, Gjirokastër.

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 37 pacientë, nga të cilët 7 pacientë janë në terapi intensive.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 42 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,473 që nga fillimi i epidemisë. 

Shifrat e ulëta dhe mbajtja nën kontroll e pandemisë ka bërë që ditën e sotme të lehtësohen masat antiCOVID ku është hequr maska në ambientet e jashtme, por është e detyrueshme mbajtja e saj brenda si edhe gjatë udhëtimit me transport publik. Gjithashtu ora policore do të hyjë në fuqi në 23:00-06:00, megjithatë duhet theksuar se në biznese muzika do të lejohet deri në orën 22:00. 

Statistika (1 Qershor 2021)

Raste të reja ditore        22

Të shëruar në 24 orë      42

Të shtruar në spitale      37

Humbje jete në 24 orë   0

Testime ditore              3,661

Testime totale             723,682

Raste pozitive             132,337

Raste të shëruara        129,473

Raste Aktive                  413

Humbje jete                  2,451

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë         143

Korçë            66

Shkodër       61

Berat             37

Lezhë           27

Elbasan        27

Vlorë             17

Gjirokastër   14

Durrës          7

Kukës           6

Fier                4

Dibër          4

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?