Ne nje nga spitalet COVID

Sociale

COVID-19, 3 ditë rresht pas asnjë pacient të intubuar në spitale! Në të gjithë vendin deri tani janë shënuar 2432 të vdekur

16 Maj 2021, 16:41| Përditesimi: 16 Maj 2021, 16:46

  • Share

Çdo ditë vendi ynë po konfirmon më pak raste me COVID dhe shifrat kanë rënë ndjeshëm edhe në spitalet e dedikuara për trajtimin e pacientëve të infektuar me koronavirus, ku aktualisht nuk ka asnjë pacientë të intubuar.

Në mbi një vit pandemi në Shqipëri u shënuan 2432 viktima, 48% e të cilëve i përkasin grupmoshës +70 vjeç. Ndonëse më të prekura kanë qenë femrat me 52%, me tepër fatalitet janë shënuar tek meshkujt, me 67%.

Tirana si qarku më i prekur nga virusi me 55,309 të infektuar, mban dhe numrin më të lartë të jetëve të humbura, 993 në total.

Mbas Tiranës, qarqet më të prekura kane qenë Fieri, Durrësi, Vlora, Elbasani, Shkodra e duke vijuar me qytetet e tjera të Shqipërisë.

5271 qytetarë janë aktualisht të infektuar me COVID-19. 5032 janë në kryeqytet, prej të cilëve 4994  të vetizoluar në banesë ndërsa 33 të hospitalizuar.

Që prej muajit mars të viti 2020 kur u shënuan dhe dy rastet e para me koronavirus në Shqipëri, në total janë infektuar 132,015 qytetarë në total dhe janë kryer 676,757 testime.

Që prej muajt janar të këtij viti në vendin tonë nisi dhe procesi i vaksinimit për mbrojtje nga COVID. 664,452 vaksinime janë kryer deri më tani prej të cilave mbi 200 mijë janë me dy doza. Sipas ekspertëve pritet që sezoni veror të jetë më i qetë se ai i vitit të kaluar dhe me më pak masa kufizuese.

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?