Spitali Infektiv

Shëndeti

COVID19/ Sot 405 raste të reja infeksioni në vend, 5 persona humbin jetën! Rritet numri i pacientëve të shtruar në spital

21 Nëntor 2021, 16:54| Përditesimi: 21 Nëntor 2021, 17:06

  • Share

Në 24 orët e fundit janë regjistruar405 infeksione të reja me COVID në vend, ndërsa fatkeqësisht 5 persona nuk kanë mundur ta fitonin betejën me virusin. Krahasuar me një ditë më parë, vihet re një rënie e lehtë e rasteve të reja, ku dje ishin 465.

Po ashtu edhe numri i viktimave ka rënie, pasi një ditë më parë humbën jetën nga COVID 6 persona. Ndërkohë, referuar të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë ka një rritje të numrit të shtruarve në spital, ku nga 531 një ditë më parë, sot numërohen 539 pacientë.

Janë shëruar 539 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 185,317 që nga fillimi i epidemisë.

Janë 8036 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin, ndërsa Ministria e Shëndetësisë përsërit apelin për qytetarët që të vaksinohen kundër COVID, për të reduktuar shanset e infektimit dhe shmangien e rëndimit të sëmundjes e fataliteteve.

Statistika (21 Nëntor 2021)

Raste të reja ditore         405

Të shëruar në 24 orë       539

Të shtruar në spitale       157

Humbje jete në 24 orë     5

Testime ditore                 1740

 

Testime totale              1,370,352

Raste pozitive                196,393

Raste të shëruara            185,317

Raste Aktive                     8,036

Humbje jete                      3,040

 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë           4195

Fier                725

Gjirokastër      530

Berat               475

Shkodër         463

Durrës             415

Elbasan            365

Vlorë                314

Korçë              248

Lezhë              169

Dibër                73

Kukës              64

 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?