Bashkia e Kamzës ka marrë të gjitha masat e nevojshme në tregun e saj ku shumë qytetarë drejtohen për të bërë pazaret e tyre. Pas denoncimit të Report Tv dhe këmbënguljes së gazetarit Arsen Rusta, vendoset tuneli i dezinfektimit në tregun e Kamzës. Më herët nga ana e kësaj bashkie u vendosën pullat distancuese për blerësit, ndërsa mbrëmjen e sotme tregu ka instaluar dhe tunelin për të gjithë personat që duhet të hynë brenda tij të paisur me maska dhe doreza dhe me lejen përkatëse. Ka qenë report Tv. I cili ngriti këtë problematikë dhe më pas institucionet filluan të lëvizin duke marrë të gjitha masat e kërkuara për parandalimin e përhapjes së COVID-19.
Lajmi kryesor:
Tregu i Kamzës me rregulla të reja! Pas denoncimit të Report tv, vendosen pullat e distancimit social dhe tuneli i dezinfektimit
//ReportTv.al