COVID-19 bën me tunel dizifektimi prokurorinë e Tiranës, askush nuk hyn pa lejen e prokurorit të çështjes

22 Prill 2020, 20:35| Përditesimi: 22 Prill 2020, 21:16

  • Share

Situata pandemike me virusin COVID-19, ka sjellë ndryshimin e rregjimit të hyrjes në institucionet qeveritare. Kjo pasi pothuajse në të gjitha hyrjet e institucioneve janë ngritur tunele dizifektimi me qëllim parandalimin e çdo situatë të pakëndshme dhe depërtimin e virusit në ambjentet e brendshme, çka do të sillte rrezikun për punonjësit. Kjo që shihni në këto foto është një tunel dizifektimi i ndërtuar në njërën nga hyrjet e prokurorisë së Tiranës. Tuneli është i rrethuar me shirita me qëllim parandalimin e qytetarëve për të hyrë në ambjentet e prokurorisë.

Askush nuk mund të shkojë tek sporteli i prokurorisë, pa hyrë në ketë tunel që shihni në foto. Nga ana tjetër, prokuroria e Tiranës ka marrë të gjitha masat e nevojshme për mosfutjen e qytetarëve, avokatëve dhe efektivave të policisë, pa miratimin e prokurorit të çështjes, i cili ka në dorë dosjen hetimore.

Një tunel I tillë është duke u ndërtuar dhe tek gjykata e Tiranës, aty ku çdo ditë zhvillohen mbi 100 seanca gjyqësore dhe ku padyshim grumbullimi i njerëzve është më i madh. Pritet që këto masa të zgjasin disa muaj deri në zgjidhjen përfundimisht të kësaj situate të paprecendetë që ka mbërthyer virusi COVID-19.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?