Bota

COVID-19/ Koreja e Jugut vaksinon me dy doza të vaksinës 70% të popullsisë

23 Tetor 2021, 21:57| Përditesimi: 23 Tetor 2021, 22:00

  • Share

Autoritet e Koresë së Jugut kanë bërë me dije se kanë vaksinuar plotësisht rreth 70% të popullsisë, me qëllim kthimin në normalitet në 1 nëntor. Lajmi u bë me dije nga ministri i Shëndetësisë, Ministri i Shëndetësisë, Keon Deok-Cheol.

“Është e pamundur t’i jepet fund pandemisë duke arritur imunitetin e tufës për shkak të përhapjes së variantit Delta. Por, arritja e synimit të vaksinimit është i rëndësishëm sepse do të reduktohen rastet e rënda dhe fatalitetet dhe është një parakusht i nevojshëm për rimëkëmbjen e jetës sonë të përditshme”, tha ai.

Koreja e Jugut ka nisur fushatën e vaksinimit kundër koronavirusit në fund të muajit shkurt. Procesi i vaksinimit nisi me vështirësi, për shkak të vonesave me furnizimin me vaksina, por ky shtet, pas më pas përshpejtoi fushatën e imunizimit.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?