Këshilli i Lartë Gjyqësor ka vendosur sot ti japë fund periudhës së pezullimit të proceseve gjyqësore civile dhe penale në Shqipëri. Gjatë diskutimit në mbledhjen e sotme, anëtarët e KLGJ vendosën të miratojnë fillimin e punës në sistemin gjyqësor në datën 27 prill 2020. Pikërisht në këtë datë të gjitha proceset gjyqësore penale dhe civile do të hapen për shqyrtim, por me kufizim për sa i përket pjesëmarësve.
Me këtë vendim e gjithë administrata gjyqëosre do dali në punë, me përjashtim të punonjësve që janë prekur nga virusi pandemic COVID-19 apo që kanë të afërmit e tyre të prekur dhe domosdoshmërisht duhet të qëndrojnë në karantinim të plotë. Të gjitha proceset gjyqësore do të zhvillohen pa praninë e publikut, vetëm në prezencë të palëve dhe avokatëve mbrojtës. Sigurisht që KLGJ ka urdhëruar që çdo gjykatë fakti dhe apeli duhet të marë masa për sa i përket dizifektimit të ambjenteve dhe krijimin e kushteve sanitare dhe tuneleve disifektuese në hyrjet kryesore të gjykatave.
Me çeljen e proceseve gjyqësore automatikisht fillon punën normalisht dhe prokuroria, e cila 90 për qind të punës së saj e ka me veprimtarinë e gjykatës. Pezullimi i proceseve gjyqësore civile dhe penale u krye për një periudhë 2 mujore për shkak të virusit pandemik COVID-19. Gjatë kësaj faze në gjykata janë zhvilluar vetëm procese emergjente që kishin të bënin me caktimin e masës së sigurisë të personave të arrestuar dhe procese gjyqësore që lidhen me pensionin familjar të fëmijëve.