Foto ilustruese

Bota

COVID-19 në Itali, 15.746 raste të reja dhe 331 viktima në 24 orët e fundit

11 Prill 2021, 17:52| Përditesimi: 11 Prill 2021, 17:56

  • Share

ITALI- Gjatë 24 orët e fundit, në Itali kanë rezultuar pozitiv me koronavirus 15.746 raste pozitive dhe janë raportuar 331 viktima.

Në raport me ditën e djeshme numri i infektimeve dhe ai i viktimave ka pësuar një ulje.

Italia është një ndër vendet evropiane më të prekura sa i përket pandemisë së COVID-19 dhe pasojave të saj socio-ekonomike.

Numri total i infektimeve ka shkuar 3,769,814, ndërkohë që ai i viktimave është 114,254 në të gjithë vendin që nga fillimi i pandemisë, duke përfshirë edhe përditësimet e ditës së sotme.

Qeveria italiane aktualisht ka në administrim 4 lloje të ndryshme të vaksinës anti-COVID, dhe sipas një deklarate të kryeministrit italian, Mario Draghi, ajo është arma e vetme për rihapjen e vendit, dhe kthimiT në normalitet.

Megjithatë pavarësisht masave shtrënguese anti-COVID dhe vijimit të procesit të vaksinimit, situata epidemiologjike në vend ende nuk po stabilizohet.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?