Foto ilustruese

Kosova & Rajoni

COVID-19 në Kosovë, 103 raste të reja dhe 1 viktimë në 24 orët e fundit

13 Maj 2021, 15:19| Përditesimi: 13 Maj 2021, 15:21

  • Share

KOSOVË- Në Kosovë gjatë 24 orët e fundit kanë rezultuar me COVID-19 103 persona dhe janë raportuar 1 viktimë.

Në raport me ditën e djeshme numri i infektimeve dhe viktimave është ulur.

Numri i pacientëve të cilët kanë arritur të fitojnë betejën me COVID-19 është 248 gjatë 24 orët e fundit.

Sipas IKSHPK-së rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 20 raste, Prizren 12 raste, Ferizaj 9 raste, Gjakovë 9 raste, Drenas 6 raste, Viti 6 raste, Vushtrri 6 raste, Lipjan 5 raste, Fushë-Kosovë 4 raste, Malishevë 4 raste, Mitrovicë 3 raste, Obiliq 3 raste, Pejë 3 raste, Deçan 2 raste, Gjilan 2 raste, Istog 2 raste, Suharekë 2 raste dhe me nga një rast komunat Kamenicë, Kaçanik, Klinë, Podujevë dhe Skenderaj.

Rasti i vdekjes është nga komuna: Prizren 1 rast (65 vjeç).

Numri total i infektimeve nga koronavirusi ka shkuar 106.754, ndërkohë që ai i viktimave është 2.218 në të gjithë vendin që nga fillimi i pandemisë, duke përfshirë edhe përditësimet e ditës së sotme.

Procesi i vaksinimit në Kosovë ka nisur më 28 mars, kur në vend mbërritën dozat e para.

Gjatë paradites së djeshme mbërritën 38.400 doza të vaksinës AstraZeneca kundër COVID-19 nga COVAX.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?