Foto ilustruese

Kosova & Rajoni

COVID-19 në Kosovë, 153 raste të reja dhe 4 viktima në 24 orët e fundit

5 Maj 2021, 15:18| Përditesimi: 5 Maj 2021, 15:23

  • Share

KOSOVË- Gjatë 24 orët e fundit kanë rezultuar me koronavirus 153 persona dhe janë raportuar 4 viktima.

Në raport me ditën e djeshme numri i infektimeve ka pësuar një rritje, rastet gati janë dyfishuar.

Ndërkohë numri i viktimave mbetet i njëjtë me ditën e djeshme.

Numri i pacientëve të cilët kanë arritur të fitojnë betejën me COVID-19 është 310 gjatë 24 orët e fundit.

Sipas IKSHPK-së rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 35 raste, Ferizaj 17 raste, Pejë 14 raste, Gjakovë 13 raste, Kaçanik 11 raste, Gjilan 10 raste, Istog 9 raste, Podujevë 9 raste, Mitrovicë 8 raste, Vushtrri 8 raste, Fushë-Kosovë 4 raste, Klinë 4 raste, Drenas 2 raste, Obiliq 2 raste, Prizren 2 raste, Skenderaj 2 raste, Viti 2 raste, Malishevë 1 rast.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjakovë 1 rast (79 vjeç), Mitrovicë 1 rast (78 vjeç), Prizren 1 rast (83 vjeç), Viti 1 rast (73 vjeç).

Numri total i infektimeve nga COVID-19 ka shkuar 105.864, ndërkohë që ai i viktimave është 2.195 në të gjithë vendin, duke përfshirë edhe përditësimet e ditës së sotme.

Kosova ishte vendi i fundit i rajonit në të cilin procesi i vaksinimit ende nuk kishte filluar, por gjithçka ka ndryshuar më 28 mars kur mbërritën 24 mijë dozat e para të AstraZeneca.

Pa humbur kohë një ditë më vonë ka nisur procesi i vaksinimit në vend, ku prioritet ishin mjekët dhe infermierët të cilët prej kohësh janë në vijën e parë në “luftën” me COVID-19.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?