Foto ilustruese

Bota

COVID-19 në Kosovë, 158 raste të reja dhe 3 viktima në 24 orët e fundit

6 Maj 2021, 15:29| Përditesimi: 6 Maj 2021, 15:33

  • Share

KOSOVË- Kosova gjatë 24 orët e fundit ka regjistruar 158 raste pozitive me COVID-19 dhe 3 viktima.

Në raport me ditën e djeshme numri i infektimeve dhe viktimave si pasojë e virusit është afërisht i njëjti.

Numri i pacientëve të cilët kanë arritur të fitojnë bejten me COVID-19 është 346 gjatë 24 orët e fundit.

Sipas IKSHPK-së rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 22 raste, Vushtrri 20 raste, Mitrovicë 17 raste, Skenderaj 16 raste, Gjilan 11 raste, Lipjan 11 raste, Gjakovë 10 raste, Ferizaj 8 raste, Pejë 8 raste, Drenas 7 raste, Istog 5 raste, Viti 5 raste, Obiliq 4 raste, Deçan 3 raste, Fushë-Kosovë 2 raste, Klinë 2 raste, Malishevë 2 raste, Rahovec 2 raste, Kaçanik 1 rast, Podujevë 1 rast, Prizren 1 rast.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan 3 raste (79, 78, 76 vjeç).

Numri total i infektimeve nga koronavirusi ka shkuar 106.022, ndërkohë që ai i viktimave është 2.198  në të gjithë vendin që nga fillimi i pandemisë, duke përfshirë edhe përditësimet e ditës së sotme.

Kosova ishte vendi i fundit i rajonit në të cilin procesi i vaksinimit ende nuk kishte filluar, por gjithçka ka ndryshuar më 28 mars kur mbërritën 24 mijë dozat e para të AstraZeneca.

Pa humbur kohë një ditë më vonë ka nisur procesi i vaksinimit në vend, ku prioritet ishin mjekët dhe infermierët të cilët prej kohësh janë në vijën e parë në “luftën” me COVID-19.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?