Foto ilustruese

COVID-19 në Kosovë/ 320 raste të reja dhe 6 viktima në 24 orët e fundit

20 Janar 2021, 15:13| Përditesimi: 20 Janar 2021, 15:16

  • Share

KOSOVË- Në Kosovë gjatë 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitiv me koronavirus 320 persona dhe janë raportuar 6 viktima.

Në raport me ditën e djeshme numri i infektimeve ka pësuar një rritje pasi dje u regjistruan 294 raste pozitive, ndërkohë numri i viktimave ka rënë.

Numri i pacientëve të shëruar nga virusi fatal gjatë 24 orët e fundit ka qenë 269.

Sipas ISHK-së rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 115 raste, Vushtrri 21 raste, Prizren 19 raste, Lipjan 17 raste, Podujevë 17 raste, Fushë-Kosovë 13 raste, Gjakovë 13 raste, Gjilan 11 raste, Malishevë 11 raste, Pejë 11 raste, Shtime 10 raste, Ferizaj 9 raste, Klinë 8 raste, Suharekë 7 raste, Mitrovicë 6 raste, Drenas 5 raste, Graçanicë 4 raste, Kaçanik 4 raste, Kamenicë 3 raste, Obiliq 3 raste, Skenderaj 3 raste, Deçan 2 raste, Junik 2 raste, Viti 2 raste, Rahovec 2 raste dhe me nga një rast komunat Istog dhe Mamushë.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Deçan 1 rast (80 vjeç), Fushë-Kosovë 1 rast (70 vjeç), Mitrovicë 1 rast (76 vjeç), Obiliq 1 rast (55 vjeç), Podujevë 1 rast (56 vjeç), Vushtrri 1 rast (72 vjeç).

Numri total i infektimeve ka shkuar 56.732, ndërkohë që numri i viktimave është 1.426 në të gjithë vendin që nga fillimi i pandemisë, duke përfshirë edhe përditësimet e ditës së sotme.

Ministri i shëndetësisë Armend Zemaj disa ditë më parë dha lajmin shpresëdhënës, se Kosova bëri të mundur sigurimin e 500 mijë dozave të vaksinës anti-COVID se ajo do të jetë falas për të gjithë qytetarët.

Ndërkohë, kryeministri i vendit Avdullah Hoti ka siguruar se dozat e para të vaksinën do jenë në Kosovë në shkurt, duke shtuar se në plan do të synojë vaksinimin e 20 mijë vaksinave në ditë.

Tre ditë më parë qeveria kosovare ka aprovuar masa të reja anti-COVID të propozuara nga Ministria e Shëndetësisë.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?