Foto ilustruese

Kosova & Rajoni

COVID-19 në Kosovë, 95 raste të reja pozitive dhe 5 viktima në 24 orët e fundit

9 Maj 2021, 15:15| Përditesimi: 9 Maj 2021, 15:17

  • Share

KOSOVË- Në Kosovë gjatë 24 orët e fundit kanë rezultuar me COVID-19 95 persona dhe janë raportuar 5 viktima.

Në raport me ditën e djeshme numri i infektimeve është ulur ndërsa ai i viktimave ka pësuar një rritje të lehtë.

Numri i pacientëve të cilët kanë arritur të fitojnë betejën me COVID-19 është 291 gjatë 24 orët e fundit.

Sipas IKSHPK-së rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 30 raste, Ferizaj 9 raste, Podujevë 9 raste, Pejë 7 raste, Deçan 6 raste, Gjakovë 6 raste, Istog 6 raste, Drenas 5 raste, Fushë-Kosovë 4 raste, Gjilan 3 raste, Prizren 3 raste, Lipjan 2 raste, Mitrovicë 2 raste, Obiliq 2 raste dhe me nga një rast komunat: Kamenicë, Rahovec dhe Viti.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Klinë 1 rast (52 vjeç), Prishtinë 1 rast (65 vjeç), Prizren 1 rast (76 vjeç), Skënderaj 1 rast (75 vjeç), Vushtrri 1 rast (51 vjeç).

Numri total i infektimeve nga koronavirusi ka shkuar 106.442, ndërkohë që ai i viktimave është 2.208 në të gjithë vendin që nga fillimi i pandemisë, duke përfshirë edhe përditësimet e ditës së sotme.

Kosova ishte vendi i fundit i rajonit në të cilin procesi i vaksinimit ende nuk kishte filluar, por gjithçka ka ndryshuar më 28 mars kur mbërritën 24 mijë dozat e para të AstraZeneca.

Pa humbur kohë një ditë më vonë ka nisur procesi i vaksinimit në vend, ku prioritet ishin mjekët dhe infermierët të cilët prej kohësh janë në vijën e parë në “luftën” me COVID-19.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?