Bota

Covid-19/ Një rrëfim për Report TV nga India! Vullnetarja: Fjalët nuk e përshkruajnë dot tragjedinë (VIDEO)

4 Maj 2021, 17:09| Përditesimi: 4 Maj 2021, 17:30

  • Share

Tanya ka dalë vullnetare për të ndihmuar të sëmurët me Covid -19 në spitalet e Indisë, aty ku situata është dramatike.  Bashkë me të, janë shokët dhe miqtë e saj. Kanë lënë shtëpitë, familje dhe po u përkushtohen të sëmurëve

 “ Situata aktuale në Indi është e papërshkrueshme. Spitalet në të gjithë vendin po punojnë më shumë se kapacitetet e tyre, janë të tej mbushur. Jo vetëm për pacientët të cilët pranohen në spitale, por edhe me mijëra të cilët presin në ambiente jashtë spitalit. Spitalet janë në gjendje të mjerueshme njëjtë si pacientët pasi pothuajse të gjitha burimet mjekësore po mbarojnë, si oksigjeni, plazma apo mjete të tjera të nevojshme për të shpëtuar jetët e pacientëve. Mbi të gjitha presioni mbi ekipin mjekësor është shumë i madh dhe ata po punojnë pa pushim” rrëfen për Report TV indiania vullnetare Tanya Dhawan Timpany

 Çdo orë që kalon në Indi është tragjike. Duhet ndihmë, thotë Tanya në të gjitha drejtimet.

Jetoj në Ishaka Patnam dhe së bashku me disa miq të mi kemi bërë të pamundurën për të ndihmuar njerëzit në qytetet duke u ofruar tyre informacionin që kanë nevojë. Informacionet për situatën në spitale, për krevate të lirë, për oksigjen apo për plazmë dhe në raste të nevojshme edhe gjetjen e dhuruesve të saj. Kërkojmë dhe gjejmë vendet ku ata mund të konsumojnë vaktet e tyre apo të kalojnë natën. Ne marrin, procesojmë, verifikojmë dhe më pas shpërndajmë informacion të saktë për kërkesat e pafundme që na vijnë çdo minutë. Ne gjithashtu sigurojmë marrjen e pacientëve me ambulancë, interesohemi për arritjen e tyre në spitale, nëse kanë arritur të sigurojnë një krevat. Me këtë ne vërtetuam se edhe një informacion sado i vogël mund të shpëtojë jetë”, tregon Tanya

Ndihma më e madhe për këta vullnetarë ka qenë interneti. Përmes tij marrin informacion afrojnë ndihmën atje ku ka nevojë. Në Indi vaksinimi nuk po funksion në ritmet e duhur. Pjesa më e rrezikuar e popullsisë është ende e pambrojtur.

“Edhe pse jemi prodhuesi kryesor i vaksinave në botë, ne po përballemi me vështirësi  dhe mungesa të tyre”, tha ajo.

India është shteti i dytë më i madh në botë sa i përket popullsisë, me qytete të mbi populluara, duke e bërë më të lehtë përhapjen e COVID. Vendi ka rregjistruar më shumë se 20 milion të infektuar, me më shumë se 355,000 raste ditën e sotme. Deri më tani më shumë se 222,000 viktima por ekspertët thonë se numri i të vdekurve është shumë herë më i lartë.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?