Gjermania i dhuron Shqipërisë 1000 pajisje oksimetra të pulsit në kuadër të 'luftës' kundër koronavirusit. Sjellja e këtyre pajisjeve u realizua nga zyra e OBSH-së në vendin tonë.
Oksimetrat i’u dorëzuan autoriteteve shqiptare në një ceremoni të organizuar të premten (15 Janar) me praninë e ministres Ogerta Manastirliu, ambasadorit gjerman në Shqipëri Peter Zingraf, dhe Dr. Bettina Menne, Përfaqësuese e OBSh-së dhe Drejtuese e Zyrës së OBSh-së në vendin tonë.
Oksimetria e pulsit është një mënyrë për matjen e niveleve të oksigjenit në gjak të një personi nga klinicistët, e cila mund t’i ndihmojë pacientët për të përcaktuar se kur mund të kenë nevojë për të kërkuar një shkallë më të lartë kujdesi shëndetësor.
Duke shprehur mirënjohje për Gjermaninë dhe mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë Shqipërisë për të përballuar këtë luftë me armikun e padukshëm, Ministrja Manastirliu theksoi se “luftën me COVID-19 do ta fitojmë duke qenë bashkë dhe solidarë me njëri-tjetrin!”
Në fjalën e tij gjatë ceremonisë, Ambasadori Zingraf theksoi se:
“Gjermania është e lumtur të vazhdojë mbështetjen e saj për Shqipërinë në luftën kundër pandemisë dhe, në këtë mënyrë, të plotësojë mbështetjen e madhe që Bashkimi Europian i ka dhënë Shqipërisë.”
Teksa OBSh-ja dhe partnerët vijojnë punën për furnizimet e nevojshme të përgjigjes ndaj COVID-19, përfshirë pajisjet personale mbrojtëse, ato të testimit diagnostik dhe kujdesit klinik, Dr. Menne theksoi se zyra e OBSh-së në Shqipëri mundësoi sjelljen e shpejt dhe në kohë të donacionit të ndihmës humanitare prej 1000 pajsijesh oksimetrie nga Gjermania në Shqipëri.
“Ne jemi në këtë betejë së bashku! Askush nuk është i sigurt, derisa të gjithë të jemi të sigurt!” – tha ajo.
Përveç bashkërendimit ndërmjet partnerëve shëndetësorë dhe donatorëve për sigurimin e mbështetjes së vazhdueshme strategjike dhe teknike, OBSh-ja ka bashkëpunuar në çdo hap me autoritetet shqiptare të kujdesit shëndetësor për përballjen me pandeminë.
Me mbështetjen e OBSh-së, Shqipëria e shumëfishoi kapacitetin e testimit që nga maji i vitit 2020, ndërkohë që OBSh-ja ndihmoi në trajnimin e 7054 punonjësve të shëndetit në spitalet universitare, rajonale dhe komunale.
OBSh-ja e mbështeti teknikisht Shqipërinë për t'u përfshirë në një provë ndërkombëtare: me 65 pacientë pjesëmarrës, ajo është një nga vendet e grupit të shtevete të përfshira në Provën Ndërkombëtar të Solidaritetit të OBSh-së – ku arritën të grumbulloheshin 12 000 pacientë në më shumë se 500 spitale në mbarë botën - për të përcaktuar nëse kombinime të ndryshme të baranve mund të kenë ndonjë efekt në shkallën e vdekshmërisë, nisjen e ventilimit dhe kohëzgjatjen e qëndrimit në spital të pacientëve me COVID-19.
Më tej, OBSh-ja dhe partnerët po punojnë me Shqipërinë, së bashku me vendet e tjera, përmes Instrumentit të COVAX-it, për të siguruar një qasje të drejtë e të barabartë të të gjitha shteteve ndaj vaksinës.
Ja edhe disa aparatura qe do bien ne duart e hajduteve dhe do zhvasin shqiptaret te cilet ju besojne mrekullive te huaja sidomos kur vete hajdutet do bejne reklamat e duhura!
PërgjigjuNga pagujdesia
PërgjigjuE kujt i hyjne ne pune 1000 apo 10000 oksimetra. Duhejt te kishte dhuruar 1000 apo 10000 vaksina anti kovid meqe na duan kaq shume. Oksimetrat duhen vetem per te matur nivelin e oksigjenit. Rrojme dhe pa e ditur sa eshte niveli i oksogjenit. Vaksinat po, na shpetojne jeten.
PërgjigjuFix
Vielen Danke!
PërgjigjuSUPER shkruhet vielen dank pa E ;ose vetem DANKE.