COVID-19 pengon turizmin, INSTAT: 28.2 % të huaj më pak në janar-shkurt 2021se një vit më parë

23 Mars 2021, 19:59| Përditesimi: 23 Mars 2021, 20:14

  • Share

Turizmi vijon të jetë nën pushtetin e virusit COVID-19, ku si pasojë e masave shtrënguese të diktuara prej tij, numri i lëvizjeve është tkurrur. Vetëm në muajin shkurt kanë hyrë në vend 70,768 të huaj më pak, dhe rënia më e madhe është konstatuar me Greqinë, Anglinë dhe Spanjën, ndërkohë vijojnë hyrjet nga shtetasit kosovarë të cilët në asnjë muaji të vitit nuk e kanë braktisur shtetin tonë.

Sipas të dhënave të INSTAT në dy muajit e parë të vitit kanë hyrë në territorin shqiptar 343.502 persona me një rënie me 28.2% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ndërsa në muajin shkurt erdhën 158.173 shtetas të huaj duke u tkurrur me 30,9 % me shkurtin e 2020.

Gjatë dymujorit të parë të 2021, ndër vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Zvicra ka pasur rritjen më të madhe me 24,5 % dhe Kosova me 9,8 %, ndërsa uljen më të ndjeshme e ka pasur Greqia me 87,3 % dhe Anglia me 74,7 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020. Operatorët turistik thonë se shpresa e tyre për përmirësim është pas muajit maj, kur edhe procesi i vaksinimit të jetë më i përhapur në botë.

Nga ana tjetër sipas të dhënave të publikuara vetëm pak ditë më parë në vitin 2020, pandemia COVID-19, përgjysmoi shitjet e agjencive turistike, të cilat konkretisht kanë rënë me 54.05%. Dëm është shkaktuar edhe tek hotelet të cilët në mungesë të klientëve kanë ulur me mbi 25% të punësuarit dhe kanë reduktuar pagat.

Si një nga kategoritë më të prekura nga virusi dhe masat shtrënguese, baret dhe restorantet në vitin e kaluar kanë shitur 25.9%, ulur pagat me 23.8% dhe numrin e të punësuarve me 22.7%.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?