COVID-19/ Regjistrohen 793 qytetarë të infektuar në gjithë vendin, një viktimë në 24 orë

10 Janar 2022, 16:48| Përditesimi: 10 Janar 2022, 17:15

  • Share

1 qytetar ka humbur jetën si pasojë e COVID-19 në vendin tonë në 24 orët e fundit. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë ka ndërruar jetë një qytetare nga Tirana 77 vjeçe. Ndërkohë nga 4996 testime të kryera në gjithë vendin, kanë rezultuar pozitiv me koronavirus 793 qytetarë. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 129 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë janë 13,786 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Ndërkohë janë shëruar 346 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 203,460 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku.

MSHMS apelon qytetarët që kanë kaluar 6 muaj nga kryerja e dozës së dytë të vaksinës, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Ministria e Shëndetësisë i kujton qytetarëve se respektimi i protokolleve anticovid është domosdoshmëri për mbrojtjen e shëndetit. Vendosja e maskës është e detyrueshme në çdo ambient të mbyllur. Shmangni grumbullimet dhe ajrosni ambientet ku qëndroni, për të kufizuar përhapjen e Covid-19. Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Rastet në bashkitë e vendit

493 në Tiranë, 37 në Gjirokastër, 36 në Durrës, 31 në Vlorë, 18 në Sarandë, 16 në Lushnje, 14 në Krujë, nga 11 qytetarë në Gramsh, Kavajë, 10 në Kuçovë, 9 në Kurbin, nga 8 qytetarë në Kamëz, Dibër, 7 në Mallakastër, nga 6 qytetarë në Skrapar, Devoll, Delvinë, nga 5 qytetarë në Shkodër, Lezhë, Himarë, Këlcyrë, nga 4 qytetarë në Prrenjas, Peqin, Tepelenë, Përmet, nga 3 qytetarë në Patos, Divjakë, Pogradec, nga 2 qytetar në Berat, Korçë, Selenicë, Fier, Vorë, Shijak, Has, Kukës, nga 1 qytetar në Tropojë, Mirditë, Rrogozhinë, Kolonjë, Poliçan. 

Statistika (10 Janar 2022)

Raste të reja ditore         793

Të shëruar në 24 orë       346

Të shtruar në spitale       123

Humbje jete në 24 orë    1

Testime ditore                 4996

Testime totale              1,534,665

Raste pozitive                 220,487

Raste të shëruara           203,460

Raste Aktive                      13,786

Humbje jete                         3,241

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë            6922

Fier                 1165

Durrës             1102

Elbasan           950

Vlorë                830

Shkodër          803

Gjirokastër     533

Berat               455

Lezhë              401

Korçë               335

Dibër                177

Kukës               113

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?