Riatdhesimet/ Akomodimi i emigrantëve në hotele i kushtoi shtetit 95.2 mln lekë! Kanë përfituar deri tani 3618 qytetarë

12 Maj 2020, 10:39| Përditesimi: 12 Maj 2020, 15:16

  • Share

TIRANË- Akomodimi në hotele të kthyera në struktura karantinuese i të gjithë të riatdhesuarve i ka kushtuar buxhetit të shtetit rreth 95.2 milionë lekë. Kjo vlerë që ka shkuar për akomodimin e këtyre qytetarëve është përballuar nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, që është në vlerën e 16.2 miliardë lekë. Për të gjithë të riatdhesuarit shteti mori përsipër të paguaj 14 euro ditën e akomodimit në hotel, ndërkohë që vetë qytetarët do të paguanin 7 euro.

Në total deri më tani janë riatdhesuar 3618 persona dhe kryesisht janë riatdhesuar nga Italia. Aktualisht vijon riatdhesimi i shqiptarëve në atdhe pas dy muajsh izolim në vend të huaj prej  përhapjes së COVID-19. Së fundmi janë publikuar riatdhesimet për datat 14 deri në 20 maj.

Përmes fluturimeve shqiptarët e ngelur në Milano, Romë, Frankfurt, Zyrih, Londër, Paris do të kenë mundësi të vijnë në Shqipëri pranë familjarëve të tyre.

Ndërkohë ndryshe nga më parë kur të riatdhesuarit karantinoheshin për 14 ditë në hotele, më 4 maj qeveria vendosi të karantinojë vetëm ata që vijnë nga zonat jeshile ndërsa persona që vijnë nga zonat e kuqe do të vetëkarantinohen në shtëpi.

Ndërsa një ditë më parë më 11 maj hyri në fuqi rregulli i ri ku të gjithë të riatdhesuarit do të vetëkarantinohen në shtëpitë e tyre duke zbatuar rregulla të rrepta brenda mjediseve të banesës.

 

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kafsha: 12/05/2020 11:24

    Kush ja ka fajin shtetit? Vet nuk i hengri betha? Pse nuk inka jorgote ne jorgjeri të tyre por na i solli të na semurine?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?