Megjithëse policia e Tiranës referoi një material voluminoz për akuzën e “Përhapjes së panikut”, Prokuroria e Tiranës ka vendosur të mos fillojë asnjë hetim për shkollën “Udha e Shkronjave” në Tiranë. Kjo shkollë private ishte ndër të parat që vendosi të pezullojë aktivitetin mësimor, por që shumë shpejt u përball me Ministrinë e Arsimit dhe Sporteve, duke i hequr licenca. Vendimi për mbylljen e shkollës private u mor sapo në Shqipëri u konfirmua pacienti zero me “COVID-19”, kur ende nuk kishte dalë urdhri nga Ministria e Arsimit për pezullimin e të gjitha proceseve mësimore në publik e privat.
Ndërkohë nga ana tjetër policia e Tiranës urdhëroi nisjen e një hetimi për akuzën e “Përhapjes së informacioneve të rreme që ngjallin panikut”, duke referuar në prokurori, material hetimor për administratorin e kësaj shkolle.
Por një muaj pas administrimit të materialit të policisë së Tiranës, prokuroria e Tiranës ka vendosur të mos fillojë asnjë hetim penal për shkollën private “Udha e Shkronjave”, me argumentin se ky institucion privat nuk kishte kryer asnjë shkelje penale.
“Qëllimi i vendimit të mbylljes së shkollës, nuk ka qenë përhapja e panikut por ndërgjegjësimi i asaj mase prindërish, fëmijët e të cilëve studiojnë në këto ambiente për të shmangur në të ardhmen pasojat e padëshiruara si dhe tek e fundit dhe përgjegjësinë e tyre si institucion”, - thotë prokuroria e Tiranës në vendimin për mos fillimin e hetimeve.
Bravo prokuroria
Përgjigju