Covid-19, Situata në Spanjë dhe Francë/ Spanjë, Pakënaqësi në rritje, në veçanti në sektorët e hotelerisë dhe turizmi (VIDEO)

28 Tetor 2020, 12:04| Përditesimi: 28 Tetor 2020, 14:49

  • Share

Spanja dhe Franca janë dy vendet evropiane që  kanë tejkaluar 1 milion të infektuar me Covid -19 dhe numri i viktimave vjen në rritje. Maria Dolores Lopez Jimenez është juriste, dhe banon në Granada të Spanjës. Ajo tregon për përditshmërinë e saj pas masave të reja kufizuese.   

“Është e rëndësishme të përmendim që çdo rajon merr  masa të veçanta në përputhje me kurbën e infeksioneve në zonë. Për shembull unë jetoj Granada, Anduluzia dhe këtu janë vënë në praktikë dy masa, së pari është ndaluar totalisht lëvizja nga ora 11 e natës deri në 6 të mëngjesit, gjatë këtyre fashë orareve nuk lejohen të dilet jashtë vetën për arsye madhore ose nëse po ktheheni ose po shkoni në punë. Një masë tjetër që rajoni ka marrë është kufizimi i lëvizjeve edhe mes rajonit, duke marrë në konsideratë zonat më të goditura. “, tha Jimenez.

Por dhe pse Maria Jimenez është nga ajo pjesë e shoqërisë që respekton rregullat e ashpra anticovid, nuk është njësoj për pjesën tjetër të banorëve. Shumë njerëz janë të pakënaqur sepse po dëmtohen ekonomikisht.

Sa i përket pasojave të këtyre masave, ajo që më duhet të theksoj është se ka një pakënaqësi në rritje tek qytetarët, në veçanti në sektorët më të prekur si hoteleria dhe turizmi. Po vuajmë shumë në këtë aspekt sepse siç e  dini Spanja është një vend turistik dhe me mungesën e lirisë së lëvizjes dhe me kufizimet e shumta ne po e vuajmë shumë.

Shumë e veshtirë paraqitet gjëndja në Francë. Në 17 rajone të saj rrugët natën janë të zbrazura njësoj si në pranverën që shkoi. Bizneset kanë mbyllur qepenët dhe shumë shkolla janë mbyllur.  Nga Parisi, Liridona Mulgeci, farmaciste, tregon se një nga vështirësitë me të cilat por përballet vendi është mungesa e vaksinës së gripit në shumë nga farmacitë e qytetit.

Nuk ka medikamente të këshilluara nga Ministria e shëndetësisë, por është këshilluar nga mjekët që të behët vaksina e gripit sezonal, e cila ka çuar në një mungesë të theksuar në farmacitë e vendit. pra i vetmi medikament që na është këshilluar nga mjekët në farmacitë e vendit mungon.”

Ndërkohë që ditën e sotme në orën 20:00, pritet që presidenti Macron të deklarojë masat e reja për të vënë nën kontroll përhapjen e Covid-19.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?