TIRANË- Gjykata e Apelit Durrës, e cila gjatë këtyre ditëve të mbuluara nga COVID-19, po zhvillon seanca gjyqësore penale dhe civile, tregon se në asnjë moment nuk ka shkelur vendimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Aktin-Normativ.
Në një reagim për media, Gjykata e Apelit, shprehet se pavarësisht pezullimit të veprimtarisë së gjykatave, ditën e sotme ishin përcaktuar zhvillimi i disa gjyqeve. “...këto seanca gjyqësore, zhvillohen pa praninë e palëve si dhe seanca gjyqësore që janë në fazën ku janë dëgjuar kërkesat dhe shpjegimet e palëve mbi ankimet përkatëse dhe gjykata duhet të shprehet me vendim, në lidhje me to...”-thotë në reagimin e saj gjykata e Apelit.
Më tej në reagimin e saj gjykata shprehet se: “...natyra e këtyre çështjeve dhe zhvillimi i seancave gjyqësore është në përputhje të plotë me përcaktimet e pikave “2” dhe “3” të vendimeve respektive të KLGJ-së të datës 10 mars 2020, 24 mars 2020 si dhe 6 prill 2020...”.
Referuar akteve të nxjerra nga KLGJ-ja dhe Këshilli i Ministrave dhe pse është pezulluar veprimtaria gjyqësore në tërësi, janë parashikuar se do vijojë gjykimi për çështjet familjare, me objekt gjykimi kujdesin, detyrimet dhe respektimin e të drejtave të të miturve, kujdestarinë dhe birësimin, masat mbrojtëse ndaj dhunës në familje, ushtrimin e përgjegjësisë prindërore, përkujdesjen dhe detyrimet për pensionin ushqimor të fëmijës.
Çështjet civile në të cilat nuk kërkohet prania e palëve, nëpërmjet përdorimit të mjeteve të komunikimit elektronik për paraqitjen e akteve procedurale dhe dhënien e vendimit nga gjykata.
Pse shpallja e vendimeve nuk e ben ne seance publike ky avdullaj? Do plasi korona ne kavaj se do gjykates avdullaj te beje ndere dhe korrupsion. Kap ndonje lek avdullaj para se te shkosh tek teo jacobs
PërgjigjuKet desartin e boni kryetar kld e pd. Njeriu me ufo qe gjen ne gjykata.ka dal ne veting ky gjykates kck?????????
PërgjigjuApeli durresit vetem pazare ben. Pse nuk e kontrollin klgj kete desart avdylin se po bejne namin ne durres ky dhe te tjeret. Jane milionera
PërgjigjuVetem apeli durresit bon gjyqe me shfrytezu situaten dhe perfitu pafund. Gjuzin e lsi e nderuan. Po bojne shume lek avduli me shoke aty. Ec para veting
Përgjigju