Covid-Gjermania rihap kufijtë me vendet e BE-së më 16 qershor

10 Qershor 2020, 12:25| Përditesimi: 10 Qershor 2020, 12:29

  • Share

Gjermania do të heqë kontrollet kufitare për qytetarët e vendeve të Bashkimit Europian duke filluar nga data 16 qershor.

 Kjo u deklarua nga Ministri i Brendshëm gjerman Horst Seehofer gjatë një konference shtypi në Berlin.

Vendimi u mor sot nga kabineti i Kancelares Angela Merkel.

"Ne do të vazhdojmë të monitorojmë zhvillimin e situatës në vendet fqinje," shpjegoi ministri, i cili do të urdhërojë që të ulen gradualisht kontrollet deri më 15 qershor.

Për Spanjën, kontrollet e trafikut ajror do të vazhdojnë deri më 21 qershor, për shkak të "reciprocitetit".

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?