Lori dhe Sotir Qiriaqi

COVID-i i merr jetën gruas së maratonomakut të njohur shqiptar, dedikimi prekës: Gjysma ime më e mirë u largua nga unë përgjithmonë

8 Shkurt 2021, 09:01| Përditesimi: 8 Shkurt 2021, 09:10

  • Share

TIRANË- COVID-19 ndërpreu në mes dashurinë e bukur, të maratonistit të njohur Sotir Qiriaqi. Bashkëshortja e tij, Lori ka ndërruar jetë pas një beteje të gjatë me COVID-in, të cilin nuk ia doli që ta mundte.

Lajmin e trishtë e ka dhënë vetë, maratonisti, teksa shkruan disa fjalë zemre për bashkëshorten e tij.

“Lori gjysma ime më e mirë u largua sot nga unë përgjithmonë, mbas një beteje me COVID. Nuk rezistoi dhe u nda nga jeta, nga unë, nga të dashurit dhe miqtë tanë”, shkruan ai.

Sotiri me bashkëshorten e tij ishin të pandashëm, por fatkeqësisht kjo sëmundje i ndau ata fizikisht përgjithmonë...

Lori dhe Sotir Qiriaqi

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?