Prania e variantit Delta në Shqipëri ka trefishuar kërkesat e qytetarëve për të bërë tampon. Epidemiologia Ermelinda Murati tregon se të infektuarit po shfaqin shenjat e një viroze të lehtë.
"Tani në këto ditët e fundit në fakt është shtuar dhe kërkesa e qytetarëve për të bërë testime dhe le të themi janë shtuar dy-trefish më tepër. Mesatarisht mund të shkojë dhe 50-60 testime një grup. Kanë shfaqur shenja të viroze të lehtë, ka dhe qytetarë që nuk shfaqin forma të rënda të virusit apo shenja të COVID. Janë vatra familjare, janë njerëz që kanë pasur kontakte me persona të ardhur nga jashtë apo me njerëz të tjerë të infektuar me virus", tha epidemiologia
Në Tiranë aktualisht ka 200 raste aktive me COVID, ku zonat me më tepër të infektuar janë ato periferike.
"Më tepër kemi në zonat rurale ose suburbane të Tiranës, ne periferi dmth. Është Kamza, Kodër-Kamza, Lapraka. Ka persona që janë të vaksinuar, persona që kanë kaluar COVID dhe persona që nuk e kanë kaluar dhe nuk janë vaksinuar. Deri tani kam hasur grupmosha relativisht të reja", tha ajo.
Epidemiologia Murati apelon qytetarët për respektim të masave anti-covid dhe vaksinim. Deri tani në vend janë kryer më tepër se 1 milion e 200 vaksinime.
Tamponet per emigrantet esht nje turp dhe vjedhje e hapur E cuditeshme qe shteti inkurajon disa per te ber tampone fallse per ata qytetar shqiptar apo turista qe kthehen ne vendet e punes apo vendin etyre te turistave
Përgjigju