‘Crime Story’/ Intervistat e pacensuruara të Zani Çaushit, kreut të bandës së Çoles! E quan veten ‘Mbret të Jugut’, flet edhe për politikanët

12 Prill, 22:05| Përditesimi: 26 Prill, 22:15

  • Share

Në Shqipërinë e anarkisë së vitit 1997, personazhi më i kërkuar nga gazetarët e mediave të huaja, nuk ishte as lideri i opozitës Fatos Nano, as Presidenti Sali Berisha dhe as Komandanti i operacionit për shtypjen e kryengritjes, Bashkim Gazidede.

Në Shqipërinë e kallashnikovëve, gazetarët e mediave të huaja ishin totalisht të fiksuar për të pasur në CV-në e tyre profesionale një intervistë me Zani Çaushin, shefin e një prej bandave që mundësoi mungesa e shtetit në zonën e Vlorës.

I arratisur apo liruar në rrethana që nuk njihen nga burgjet greke, ku thuhej se vuante një dënim të gjatë, Zani Çaushi mbërrin në Vlorë në fund të muajit mars 1997, kur Jugu i Shqipërisë ishte përfshirë nga anarkia.

Në këtë periudhë, në qytetet e Jugut, ishin krijuar të quajturat Komitete të Shpëtimit Publik, që tentuan të mbushnin hapësirat e lëna bosh të pushtetit lokal dhe qendror, por që nuk e patën jetën të gjatë, pasi pushtetin real e morën në duar bandat.

Në Vlorë, më e organizuara – kjo edhe për shkak të pozicionimit anti-Berishë, shfaqet banda e lagjës Çole, e drejtuar nga Zani Çaushi. Ndërkohë që përballë vendosen bandat e Gazmend Brrakës, njohur si Gaxhai dhe Alfred Nebiut, njohur si Kakami.

I fiksuar nga kameramanët e mediave të huaja, për herë të parë, Zani Çaushi me bandën e tij, shfaqen më 15 prill 1997, në Urën e Mifolit, ku vendosej një linjë imagjinare që ndante jugun pa shtet me atë pjesë që mundohej të kontrollohej nga Presidenti Sali Berisha.

Por, deri në këtë kohë, fama e Zani Çaushit ishte vetëm lokale.

Ajo do të shumëfishohej, duke tejkaluar madje edhe kufijëtë e Shqipërisë, pas një rasti fatlum. Banda e Zani Çaushit do të kontraktohej nga qeveria e re e Bashkim Finos të ishte pjesë e sigurimit të vizitës së Kryeminsitrit Italian, Romano Prodi.

Kryeministri italian zbarkoi në Vlorë më 13 prill 1997 për të lajmëruar së pari nisjen e Misionit ALBA, të forcave paqeruajtëse shumëkombëshe, që do të garantonin shpërndarjen e ndihmave humanitare dhe zhvillimin e zgjedhjeve të reja parlamentare.

Fotografia e Zani Çaushit, me kallashnikov në duar, në afërsi të Kryeministrit italian, do të bënte xhiron e botës.

Nisur nga 15 prilli 1997, përmbi 7 mijë trupa ushtrake, gjysma e të cilave italiane, do të dislokoheshin në Shqipëri, duke u instaluar edhe në Vlorë dhe zonat e tjera pa shtet.

Pikërisht në këtë periudhë Zani Çaushi arrihet nga disa gazetarë francezë, të cilët i siguron se populli i Vlorës nuk do u hapë probleme ushtarëve të huaj, dhe  se i vetmi problem është Berisha dhe banda e tij kriminale.

Në maj të vitit 1997 Zani Çaushi shfaqet krejt i relaksuar. Sa duket ai e ka marrë në duar situatën në Vlorë, ka mposhtur bandat rivale duke grumbulluar rreth vetes gjithë pushtetin real dhe sigurisht edhe vëmendjen e shtuar të mediave të huaja.

Në intervistën e radhës, dhënë një gazetari holandez, edhe pse mundohet të rrëfehet si përfaqësues i kryengritjes popullore ndaj pushtetit të Sali Berishës, edhe pse thotë se dëshiron rivendosjen e rendit dhe funksionimin e shtetit, herë pas here ai nuk mundet të dalë nga vetvetja.

Pikërisht intervsitat e pacensuruara të Zani Çaushit, të dhëna për mediat e huaja dhe vendase, në periudhën kohore 1997-1999, ndiqini në dokumentarin e plotë në CRIME STORY.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • xXx: 14/04/2024 10:54

    Po ça na nxirrni akoma kete ordinerin...Ketij ja vrane te gjithe qe u pleksen me kete...Ky ordiner vrau shoket e tij...

    Përgjigju
  • Jaho: 13/04/2024 19:16

    Ka dhe nje interviste me nje TV te huaj, ulur ne nje kafene, me Neritan Ceken perballe.

    Përgjigju
  • Sati: 13/04/2024 07:53

    Myrteza Caushi ishte një burgaxhi i burgjeve greke, dhe Sali berisha në sinkron me.qeverrinê greke që kërkonte vorioepirin , e liruan kêtë injorant si palë për të shkakëtuat trazira në jug të vëndit, dhe Greqia té kish arsye për ndërhyrie me trupa , gjasme po i sulmohej minoriteti grek. Këtë plan midis Berishës dhe qeverris greke e prishi ish k/ ministria turke Tasu Ciller. Ndêrsa Zani ta shijojë fitoren.

    Përgjigju
  • iliri: 13/04/2024 07:25

    njerez pa tru,,,kujtuan se u be deti kos,,e tani hane veten ne burg per tere jeten...mjere familjet e tyre...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?