Ylli i Realit të Madridit Cristiano Ronaldo

Cristiano Ronaldo rrezikon të dënohet me 10 vjet burg

24 Mars 2018, 15:34| Përditesimi: 24 Mars 2018, 15:38

  • Share

Çështja e evazionit fiskal në Spanjë për Cristiano Ronaldon ka marrë një rrugë tjetër, teksa Prokuroria në Madrid kërkon maksimumin, 10 vjet burg, në rast të moshlyerjes së detyrimeve tatimore, plus interesat.

Portugezi Ronaldo akuzohet për evazion fiskal e shumës 14.7 milionë euro. Fituesi 5 herë i “Topit të Artë” ndodhet në një situatë të vështirë. Çështja vazhdon të jetë nën hetim, pavarësisht se ai e mohon këtë gjë. Tashmë portugezit i janë lënë në dispozicion dy mundësi nga ana e hetuesve.

E para është të pranojë akuzën dhe të nisë pagimin e shumës së padeklaruar brenda një afati kohor të caktuar, ndërsa e dyta është t’i shkohet çështjes deri në fund dhe ylli portugez të marrë dënimin.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?